Lajme
Erdogan: Largimi i kurdëve nga kufiri varet nga Rusia
Turqia do të pastrojë zonën kufitare me Sirinë nga Njësitet për Mbrojtjen e Popullit (YPG), një milici kurde, nëse Rusia nuk i përmbahet obligimeve që dalin nga marrëveshja e arritur këtë javë në Soçi, tha sot presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan
Sipas marrëveshjes që Erdogan arriti me presidentin rus, Vladimir Putin, ushtria ruse dhe rojet kufitare siriane duhet të largojnë luftëtarët e YPG-së rreth 30 kilometra nga kufiri Siri-Turqi.
Ankaraja e konsideron YPG-në organizatë terroriste.
Erdogan po ashtu përsëriti kërcënimin e tij se do “të hapë portat” për refugjatët që të nisën drejt Evropës, nëse shtetet evropiane nuk mbështesin planet e Ankarasë për të krijuar “zonë të sigurt” në verilindje të Sirisë, ku dëshiron që t’i vendosë mbi tre milionë refugjatë, që aktualisht gjenden brenda Turqisë, shkruan GE, përcjell albinfo.ch.
Turqia nisi një ofensivë kundër kurdëve në Siri, pasi presidenti i Shteteve të Bashkuara Donald Trump vendosi që të tërheqë trupat amerikane nga zona kufitare Siri-Turqi.
Më 22 tetor, Rusia dhe Turqia arritën një marrëveshje që të dëbojnë forcat kurde nga zona kufitare.
Të ngjashme
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Elina Duni, Ambasadorja e Xhazit Modern: Fituesja e Swiss Jazz Award 2025 Zëri i saj ndërthur traditën shqiptare me universin bashkëkohor të xhazit. Albinfo.ch shpall Elina Dunin Personalitet... -
Suzanna Shkreli kandidon për Sekretare Shteti në Michigan -
Kurti sot, Abdixhiku nesër: takime në Zvicër për të kërkuar votat e mërgatës -
Vonesë në votimin me postë për diasporën -
Shqiptarët që shënuan vitin 2025 në Zvicër
Jeta në Austri
-
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja Strategjia e zbuluar e SHBA-së nën drejtimin e Trumpit e liston Austrinë midis vendeve që Uashingtoni... -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste -
Piloti austriak bën ulje emergjente afër kufirit me Italinë











