Lajme
Erdogan inauguron lagjen me 522 banesa në Shqipëri
Presidenti i Turqisë, Rexhep Taip Erdogan, po qëndron për vizitë zyrtare në Shqipëri, e cila do të zgjasë disa orë. Pas mbërritjes në Rinas rreth orës 09:00, bashkë me kryeministrin Edi Rama, Presidenti turk iu drejtua Laçit për të prerë shiritin dhe parë nga afër lagjen e re të banesave ndërtuar me mbështetjen e presidentit Erdogan.
Janë 522 apartamente me vlerë 42 milionë euro, kontribut i Turqisë pas tërmetit të 26 nëntorit 2019. Në orën 14, në ambientet e Kryeministrisë u mbajt takimi Rama-Erdogan, e më pas nënshkrimi i 7 marrëveshjeve e memorandumeve bashkëpunimi.
Pjesë e vizitës në Tiranë të presidentit Erdogan është edhe një ndalesë për të parë Xhaminë Ethem Beu pas rikonstruksionit. Rreth orës 15:00 është paraparë konferenca për shtyp e kryeministrit Rama me Erdogan, ndërsa vizita e presidentit turk do të mbyllet me një fjalë në Parlamentin e Shqipërisë.
Të ngjashme
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
“Parabolat e jetës dhe artit”, një pasqyrë reale e krijimtarisë së Mal Myrtajt Është promovuar libri “Parabolat e jetës dhe artit” me autor Arsim Kajtazin që i kushtohet veprës... -
Bern
Folklori muzikor, këngë e valle shqipe në klasat e Bernës -
Kandidati për kryebashkiak i Nju-Jorkut bën shqiponjën me duar -
Aksident i rëndë në Kanada, humb jetën mjeku dhe pedagogu shqiptar -
Shtyhet Samiti i katërt i Diasporës
Jeta në Austri
-
Nëntë në dhjetë familje austriake përballen me vështirësi në kostot e energjisë Studimi i EY: 90% e familjeve austriake përpiqen të kursejnë energji, 17% nuk mund t'i paguajnë... -
Austri: Debatohet zgjatja e limitit prej 200 eurosh për orët shtesë pa taksa -
Çmimet e shtëpive familjare në Austri rriten me 2.2% në fillim të vitit 2025 -
Kërkesat për azil në Austri bien me 32% në vitin 2025 -
Vjenë: 200 ankesa të paraqitura kundër supermarketeve për zbritje mashtruese











