Bota
Erdogan i bën thirrje Putinit që “të tërhiqet me nder” nga Ukraina
Tani ju duhet të jeni arkitekti i hapit që duhet bërë drejt paqes”, i ka thënë Erdogan presidentit rus të premten
Presidenti turk, Rexhep Tajip Erdogan, i ka bërë thirrje Vladimir Putinit të bëjë një “tërheqje me nder” nga Ukraina.
“Tani ju duhet të jeni arkitekti i hapit që duhet bërë drejt paqes”, i ka thënë Erdogan presidentit rus të premten, sipas Zyrës Presidenciale të Turqisë, transmeton albinfo.ch.
Erdogan me këtë rast ka përsëritur se ai nuk dëshiron të vendosë sanksione ndaj Rusisë. “Është e pamundur që Turqia të prishë lidhjet me Rusinë”, ka thënë ai, raportojnë mediat turke dhe ndërkombëtare.
Ai nuk mund t’i lërë njerëzit e tij në të ftohtë në dimër dhe borë, dhe ai nuk mund ta transformojë plotësisht as industrinë. Turqia është gjithashtu e varur nga Moska për furnizime me gaz dhe furnizime të tjera.
Përveç kësaj, numri më i madh i turistëve në Turqi për çdo vit vjen nga Rusia, përcjell albinfo.ch. Ndërsa centrali i parë bërthamor i vendit po ndërtohet aktualisht në Turqinë jugore nën udhëheqjen ruse. Pas përfundimit, centrali bërthamor do të mbulojë rreth dhjetë për qind të nevojave të Turqisë për energji – afërsisht konsumin e metropolit të Stambollit.
Të ngjashme
Të tjera nga Bota
E-Diaspora
-
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik Edhe disa ditë pas aksidentit tragjik në vendin e punës, ku humbën jetën tre kosovarë,... -
Granit Xhaka rrëfen sakrificat e familjes, -
Itali
Përplasje fatale në Itali: 30-vjeçari shqiptar qëllohet për vdekje pas një sherri -
Londër
Akademia Ballkanike e Pianos bëhet pjesë e sistemit prestigjioz Trinity College London -
Londër
Në Londër hapet ekspozita “Metamorph” e artistes Gabi Pallaska
Jeta në Austri
-
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik Edhe disa ditë pas aksidentit tragjik në vendin e punës, ku humbën jetën tre kosovarë,... -
Austri: Kosovarja shkakton aksident me makinë, lëndohet rëndë çiklistja -
Janë nisur drejt Kosovës trupat e viktimave nga aksidenti në Vjenë -
Austri: Dialektet do të mësohen në kurset e reja të integrimit -
Aksidenti tragjik në Vjenë: Kompania e ndërtimit fshin gjurmët pas vdekjes së tre kosovarëve














