Bota
Erdogan: Do t’i lejoj refugjatët të kalojnë në Evropë
Turqia strehon numrin më të madh të refugjatëve në botë
Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, përsëriti kërcënimin e tij për “hapje të dyerve” ndaj Evropës për refugjatët sirianë, nëse Bashkimi Evropian nuk i jep ndihmë shtesë për ta.
Duke folur përkrah kryeministrit të Hungarisë, Viktor Orban, të enjten në Budapest, Erdogan tha se Turqia nuk mund ta bartë e vetme barrën e strehimit të refugjatëve.
Turqia strehon numrin më të madh të refugjatëve në botë, me rreth 3.6 milionë shtetas sirianë të regjistruar, ka bërë të ditur Komisionari i Lartë për Refugjatë i Kombeve të Bashkuara.
Një pjesë e strategjisë së Turqisë kur ka pushtuar verilindjen e Sirisë në muajin tetor ka qenë krijimi i një zone të sigurt atje, ku do të rivendoste dy milionë refugjatë sirianë.
Ky plan nuk mbështetet nga grupet e të drejtave të njeriut dhe vendet evropiane dhe ka marrë kryesisht reagime negative nga shtetet e tjera anëtare të NATO-s, shkruan Gazeta Express.
Me një marrëveshje të vitit 2016 me BE-në, Turqia është zotuar se do të pranojë çdo migrant pa dokumente që do të shkonte në BE nga Turqia.
Në këmbim, Ankaraja ka pranuar 3.3 miliardë dollarë ndihmë të menjëhereshme dhe shumën e njëjtë në fund të vitit 2018.
Sidoqoftë, Erdogan, sipas llogaritjeve të tij, tha se Turqia ka shpenzuar 40 miliardë dollarë për të mbështetur refugjatët.
“Pa marrë parasysh nëse marrim mbështetje ose jo, ne do të vazhdojmë t’i ndihmojmë mysafirët që presim. Por, nëse kjo nuk funksionon, atëherë do të duhet t’i hapim dyert”, tha Erdogan.
Ai ka bërë kërcënime të ngjashme edhe në shtator, percjell Albinfo.ch.
Në vitin 2015, Evropa ka përjetuar krizën më të madhe me migrantë që nga Lufta e Dytë Botërore. Mbi një milion njerëz, kryesisht të ikur nga luftërat në Lindjen e Mesme, kanë hyrë në kontinent.
E-Diaspora
-
Gjermani
I jepet sot lamtumira e fundit 17-vjeçarit nga Kosova që vdiq pas aksidentit në Gjermani Humb jetën 17-vjeçari nga Kosova pas një aksidenti në Gjermani... -
Londër
Kushtet e pasigurta të punës, shkaku kryesor i vdekjes së 19-vjeçarit shqiptar në Angli -
Erdhi për pushime në Kosovë, mërgimtari vritet nga e dashura -
Gjermani
Gjermani: Ndërron jetë 3-vjeçari nga Kosova pas rënies në lum -
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën
Jeta në Austri
-
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën “Ndihmomë o vëlla se vdiqa”... -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik -
Austri: Kosovarja shkakton aksident me makinë, lëndohet rëndë çiklistja -
Janë nisur drejt Kosovës trupat e viktimave nga aksidenti në Vjenë -
Austri: Dialektet do të mësohen në kurset e reja të integrimit













