Sport

Erdini nuk mohon kalimin e Xherdanit në Romë

Erdin Shaqiri, i vëllai i Xherdan Shaqirit, nuk e ka mohuar kalimin e futbollistit shqiptar te skuadra e Romës gjatë afatit kalimtar të janarit, shkruan albinfo.ch.

Erdini në një intervistë për “Il Corriere dello Sport” nuk ka mohuar rikthimin në Serie A, por këtë herë te Roma. “Nuk mund të them shumë, Xherdani është i koncentruar te Stoke City. Janari është larg dhe ka kohë për të diskutuar dhe vlerësuar opsionet. Roma? Kurrë mos thuaj kurrë”, ka thënë Erdini.

Xherdan Shaqiri për gjashtë muaj ishte pjesë e Interit, por nuk arriti të dëshmojë vetën dhe u largua në Stoke City për 17 milionë euro. Më herët ishte pjesë e Bayern Munichut, kurse u formua në Akademinë e Baselit.