Lajme
Mërgimtares i vidhen kuleta me para dhe pasaporta gjermane
Ajo kishte shkuar për pushime në Kosovë
Ka ndodhur një vjedhje në qytetin e Podujevës, ku një mërgimtareje i janë vjedhur pasaportat dhe paratë në veturën e saj, transmeton albinfo.ch.
Vjedhja u regjistrua në orët e vona të natës në Podujevë dhe, sipas njoftimit të policisë, një femre i është thyer xhami i veturës, ku hajnat kanë vjedhur pasaporta dhe 230 euro. Rastin e ka konfirmuar edhe Policia e Kosovës.
Më poshtë mund ta lexonni postimin e plotë nga Policia e Kosovës:
“Ankuesja femër kosovare ka raportuar se persona deri më tani të panjohur ia kanë thyer xhamin e veturës së sajë me targa vendore dhe i kanë vjedhur një pasaportë të Republikës së Kosovës, një pasaportë të shtetit Gjerman, një letërnjoftim të shtetit Gjerman dhe 230 (dy qind e tri dhjetë) €. Në lidhje me rastin është njoftuar prokurori i shtetit. Rasti vazhdon të hetohet nga njësitet policore”, thuhet ne njoftimin zyrtarë të Policisë. /Albinfo.ch
Të ngjashme
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Japoni
Edisa Shoshi diplomon në Master në Universitetin e Tokios E reja kosovare përfundon me sukses studimet në Universitetin e Tokios, duke u shndërruar në një... -
Gjermani
I jepet sot lamtumira e fundit 17-vjeçarit nga Kosova që vdiq pas aksidentit në Gjermani -
Londër
Kushtet e pasigurta të punës, shkaku kryesor i vdekjes së 19-vjeçarit shqiptar në Angli -
Erdhi për pushime në Kosovë, mërgimtari vritet nga e dashura -
Gjermani
Gjermani: Ndërron jetë 3-vjeçari nga Kosova pas rënies në lum
Jeta në Austri
-
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën “Ndihmomë o vëlla se vdiqa”... -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik -
Austri: Kosovarja shkakton aksident me makinë, lëndohet rëndë çiklistja -
Janë nisur drejt Kosovës trupat e viktimave nga aksidenti në Vjenë -
Austri: Dialektet do të mësohen në kurset e reja të integrimit












