Kosova
Erdajt Sopjani, i pari në “Wavecation”, i lexon sinjalet në tru
Erdajt Sopjani programoi një pajisje të thjeshtë që e bën të mundur leximin e sinjaleve elektromagnetike në tru.
E për projektin e emëruar “Wavecation” u shpërblye me çmimin e parë në mesin e 300 pjesëmarrësve nga e gjithë bota në “Tourism Technology Festival 2.0” në Salzburg të Austrisë, raporton Klan Kosova, përcjell Albinfo.ch.
Sopjani tha se kjo pajisje nuk ka kufizime sa i përket përdoruesit, madje funksioni i saj shkon edhe më larg.
Ndihmon edhe një fushë jetike të secilit vend, ani pse i duhen edhe ca shtesa.
Kur e prezantoi në fillim, kjo nuk iu duk fort e besueshme jurisë, ani pse pjesë e kësaj gare ishin kokat më të ndritura të moshave të reja për teknologji.
Vitin e kaluar, 17-vjeçari mori pjesë në një tjetër garë në Shqipëri, ku po ashtu u zgjodh më i miri, ndërkaq tani është duke punuar për sistemin e detektimit të lajmeve të rreme./Albinfo.ch
E-Diaspora
-
Elina Duni, Ambasadorja e Xhazit Modern: Fituesja e Swiss Jazz Award 2025 Zëri i saj ndërthur traditën shqiptare me universin bashkëkohor të xhazit. Albinfo.ch shpall Elina Dunin Personalitet... -
Suzanna Shkreli kandidon për Sekretare Shteti në Michigan -
Kurti sot, Abdixhiku nesër: takime në Zvicër për të kërkuar votat e mërgatës -
Vonesë në votimin me postë për diasporën -
Shqiptarët që shënuan vitin 2025 në Zvicër
Jeta në Austri
-
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja Strategjia e zbuluar e SHBA-së nën drejtimin e Trumpit e liston Austrinë midis vendeve që Uashingtoni... -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste -
Piloti austriak bën ulje emergjente afër kufirit me Italinë










