Lajme
Epoka e fluturimeve ‘low cost’, drejt fundit

Epoka e fluturime “low cost” me bileta 30, 20 apo madje 10 euro mund të jetë drejt fundit. Kjo për shkak të ndotjes së lartë të prodhuar nga avionët, shoqëruar nga “bombardimi” i qyteteve kryesore nga turistë që shpenzojnë pak.
Propozimi i ministrit francez të Transportit për vendosjen e një çmimi dysheme për fluturimet në eurozonë, Clement Beaune, pritet t’u kalojë për shqyrtim institucioneve të Bashkimit Euroian.
“Në fakt, ka qenë një lëvizje para pandemisë me qëllim uljen e turistëve “low cost” në qytet kryesore, por që u ndërpre nga Covid-19”, shprehet Zak Topuzi, kryetar i Shoqatës së Hoteleri-Turizmit, transmeton A2, përcjell albinfo.ch.
Shqipëria është një nga shtetet me rritjen më të fortë të transportit ajror këtë vit, sipas të dhënave të Këshillit Ndërkombëtar të Aeroporteve. Shtimi i shpejtë i veçanërisht fluturimeve të lira po afron më shumë turistë të huaj në vend, ecuri që mund të cenohet nga fundi i biletave “low cost”.
“Sigurisht që ndikimi i çmimeve është i pamohueshëm, por Shqipëria është duke synuar turizmin elitar, ndaj në këtë drejtim në afatmesëm përfitimet mund të jenë shumë më të mëdha.”
Të dhënat tregojnë se aktualisht 2 në 3 pasagjerë udhëtojnë çdo ditë me bileta “low cost” nga Aeroporti Ndërkombëtar “Nënë Tereza”.
E-Diaspora
-
Bolonjë: Kapet shqiptari me 1 kg kokainë Mësohet se një operacion rutinë i karabinierëve në lagjen Navile të Bolonjës ka çuar në arrestimin...
-
“Kosova in Berlin – Edicioni i Dytë 2025”
-
Pas një incidenti, 14 vjeçarja shqiptare humb jetën në këtë shtet
-
Nxënësit nga diaspora në shtetin gjerman mbyllin vitin shkollor me një eksursion në Nürnberg
-
Shqiptarja në mesin e pesë shkenctareve më të mira në këtë shtet
Jeta në Austri
-
Universitetet austriake duan rregulla më të rrepta për pranimin e studentëve të huaj Një rritje e ndjeshme e aplikimeve universitare nga shtetas të vendeve të treta ka bërë që...
-
Salzburg: Rrëzohet një aeroplan në pyll, shpërthen zjarri
-
Kreditë për shtëpi në Vjenë konsumojnë 53% të të ardhurave
-
Këta emigrantë përfitojnë më së shumti nga “AMS” në Austri
-
Austria pritet të përballet me një valë të nxehti