Kosova
EPIK: Kosova shënon rënie të azilkërkuesve
Instituti EPIK ka publikuar raportin, ku ka vlerësuar se nga të gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor, Kosova ka shënuar rënie më të madhe të azilkërkuesve në Bashkimin Evropian.
Sipas këtij instituti, azili është formë e mbrojtjes ndërkombëtare e dhënë nga një shtet në territorin e tij. Nga 72,480 në vitin 2015, prej të cilëve 66,885 ishin azilkërkues për herë të parë, në 4,970 në 2018-ën, prej të cilëve 3,300 ishin azilkërkues për herë të parë, një rënie prej 93% të azilkërkuesve, theksohet në raportin e këtij instituti.
Shifra të njëjta para pak ditësh publiko edhe Kryeministri i Kosovës, duke akuzuar edhe mediat se po shkruajnë pa të drejtë për ikjen e të rinjve.
Megjithatë, në raportin e Institutit EPIK thuhet se nga viti 2015 numri i azilkërkuesve nga Ballkani Perëndimor ka rënë në mënyrë të qëndrueshme në nivelin më të ulët të shënuar në vitin 2018, ku prej 40,420 azilkërkuesish, prej të cilëve 31,835 ishin azilkërkues për herë të parë.
“Në vitin 2018, Shqipëria dhe Serbia ishin vende me numër më të madh të azilkërkuesve nga Ballkani, me 21,915, dhe respektivisht 6,145 azilkërkues, prej tyre 19,045 dhe respektivisht 4,340 ishin azilkërkues për herë të parë”, theksojet mes tjerash në raport.
Të ngjashme
Të tjera nga Kosova
E-Diaspora
-
Vdekja e 19 vjeçarit shqiptar në Londër në vendin e punës, reagon familja e tij Familja e të ndjerit deklaroi se fakti që vdekja e tij ishte plotësisht e shmangshme e... -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik -
Granit Xhaka rrëfen sakrificat e familjes, -
Itali
Përplasje fatale në Itali: 30-vjeçari shqiptar qëllohet për vdekje pas një sherri -
Londër
Akademia Ballkanike e Pianos bëhet pjesë e sistemit prestigjioz Trinity College London
Jeta në Austri
-
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik Edhe disa ditë pas aksidentit tragjik në vendin e punës, ku humbën jetën tre kosovarë,... -
Austri: Kosovarja shkakton aksident me makinë, lëndohet rëndë çiklistja -
Janë nisur drejt Kosovës trupat e viktimave nga aksidenti në Vjenë -
Austri: Dialektet do të mësohen në kurset e reja të integrimit -
Aksidenti tragjik në Vjenë: Kompania e ndërtimit fshin gjurmët pas vdekjes së tre kosovarëve














