Lajme
Epidemiologu zviceran: “Pas pak muajsh, Kovidi do të jetë një grip i zakonshëm”
Epidemiologu Marcel Salathé sheh një dritë në horizont: Edhe pse numri i infeksioneve të reja është ende i konsiderueshëm, bëhet fjalë për një numër të qëndrueshëm
Nuk ka kaluar më shumë se njüe muaj, qëkur Salathé kishte kritikuar ashpër administratën federale dhe atë kantonale rreth menaxhimit të krizës. Testimi dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve të koronavirusit nuk funksionon aspak në Zvicër dhe gjithçka po zgjat shumë, kishte thënë ai, shkruan “SonntagsZeitung”.
Por, epidemiologu Marcel Salathé, i cili është anëtar i taskforcës së shkencës, të formuar në nivel federal për luftimin e koronës, tashmë sheh progres të rëndësishëm në frenimin e virusit, transmeton albinfo.ch. “Qysh në fillim të vitit 2021, gjendja në Zvicër mund të jetë aq e mirë sa që Covid-19 nuk do të jetë më i rrezikshëm se një grip i zakonshëm. Salathé sheh përparim të madh”, ka thënë ai në një intervistë për “SonntagsZeitung”.
Tani po funksionon. Numri i infeksioneve të reja është i konsiderueshëm me 400 raste në ditë por numrat janë të qëndrueshëm. Duket vërtet mirë tani. Gjurmimi i kontakteve tani merret seriozisht në të gjitha kantonet, përcjell albinfo.ch. Kantonet po bëhen gjithnjë e më efikase në ndjekjen e zinxhirëve të infeksionit dhe ndërprerjen e tyre.
Aplikacioni paralajmërues dixhital funksionon në mënyrë perfekte. Përfitimi nga ai mund të rritet, tha Salathé për “NZZ am Sonntag”. Sa më shumë përdorues të instalojnë aplikacionin, aq më shumë do të ketë efekt. Por ai do të dëshironte që Zyra Federale e Shëndetit Publik të raportonte edhe më pozitivisht rreth këtij aplikacioni, për të bindur edhe më shumë njerëz.
Nëse do të jetë e nevojshme bartja e maskës në punë gjatë dimrit që vjen, mbetet të shihet, thotë eksperti. Por ai nuk ndan mendimin me njerëzit që kanë frikë se do të ketë një valë të re të infeksioneve në dimër, transmeton albinfo.ch. Përkundrazi: ai supozon se situata do të përmirësohet së shpejti, ka thënë Salathé për gazetat në fjalë.
Epidemiologu e sheh edhe zhvillimin aktual të vaksinave si shumë premtues. Në momentin vaksina të jetë në dispozicion ose një ilaç është funksional dhe shtrimet në spital janë nën kontroll, situata do të ndryshojë plotësisht, përcjell albinfo.ch. Atëherë Covid-19 do të bëhet një sëmundje e nivelit të gripit.
Të ngjashme
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Fjolla dhe Ardiana prezantojnë “Vajzë”, një urë mes Kosovës dhe Zvicrës “Vajzë”: Moda si urë mes kulturave... -
USA
Kur ëndrrat nuk njohin kufij, rrugëtimi akademik i Albulena Ukës -
Në Stokholm, Lea Ypi sjell rrëfimin e ri mbi lirinë dhe identitetin shqiptar -
Në Berlin u prezantua romani “ë” i autores Jehona Kicaj -
Marigona nis postdoktoraturën si Fulbright Visiting Scholar në Los Angeles
Jeta në Austri
-
Rita Ora gati ta ndezë atmosferën në hapjen e sezonit dimëror në Austri Rita Ora gati për skenën e madhe në Alpet austriake... -
Nëntë në dhjetë familje austriake përballen me vështirësi në kostot e energjisë -
Austri: Debatohet zgjatja e limitit prej 200 eurosh për orët shtesë pa taksa -
Çmimet e shtëpive familjare në Austri rriten me 2.2% në fillim të vitit 2025 -
Kërkesat për azil në Austri bien me 32% në vitin 2025










