Lajme
Epidemia e koronavirusit tkurr ekonominë kineze, barazohet me atë të Suedisë
Burimet zyrtare deri më tani kanë konfirmuar se numri i personave që kanë humbur jetën në Kinë për shkak të Coronavirus ka arritur në mbi 910 raste dhe mbi 40 mijë të tjerë të prekur.
Nga vendi ku shpërtheu fillimisht virusi, ende nuk ka statistika të sakta dhe mendohet se numri i të prekurve mund të arrijë brenda javë që vjen kulmin e vet me rreth 500 mijë të prekur, nëse virusi vazhdon me këtë ritëm.
Nga ana tjetër, konsiderohet alarmante edhe fakti se mijëra persona janë bllokuar nëpër anije që lidhin Kinën me vendet fqinje dhe nga pritja e gjatë derisa secili të ekzaminohet thellësisht, virusi kalon nga njëri te tjetri duke i bërë ato vende të përhapjes më të shpejtë.
Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë shprehur se virusi paraqet një kërcënim serioz dhe të menjëhershëm për shëndetin publik. Rastet e Coronavirusit të shfaqura gjatë një takimi biznesi në Singapor kanë arritur në tre vende evropiane pasi shkaktuan infeksione në Azi, duke ilustruar qartë sfidat e madhe për ta mbajtur epideminë nën kontroll.
Aktualisht kjo është java e tretë që Coronavirusi vazhdon të përhapet me shpejtësi dhe po kaq kohë po bëhet edhe që nga pezullimi i aktivitetit ekonomik, i cili i ka dhënë një goditje të fortë vendit dhe shteteve të tjera që varen ekonomikisht nga marrëdhëniet tregtare me Kinën.
Në këto tre javë, të dhëna nga Bloomberg tregojnë se madhësia e ekonomisë kineze është tkurrur shumë, duke qenë tashmë aq sa ekonomia e Suedisë dhe ky është padyshim një makth për gjigantët botëror të teknologjisë, që mendojnë se ky është vetëm fillimi dhe pasojat e vërteta të pezullimit të aktivitetit kinez do i ndiejnë shumë më vonë, përcjell Albinfo.ch
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Würenlos: Dy të rinj shqiptarë aksidentohen duke ikur nga policia Një 28-vjeçar dhe një 33-vjeçar shqiptar u arrestuan në vendngjarje. Njëri prej tyre kishte pësuar plagë... -
Agon Sejdiu – piloti shqiptar që i dha krahë ëndrrës së fëmijërisë -
E zë gjumi në pompën e benzinës, me motorin ndezur – i merret patenta kosovarit -
Aksident tragjik në Itali, humbin jetën dy të rinj shqiptarë -
Një urë mes rrënjëve dhe integrimit, një shtëpi e përbashkët e besimit dhe kulturës
Jeta në Austri
-
Vjena ul emetimet e CO₂ me gati 6% brenda një viti Vjena ul emetimet e CO₂ me 5.8%, duke tejkaluar mesataren e Austrisë. Politikat e forta për... -
Vjenë
Hapen tregjet e Krishtlindjeve në Vjenë -
Rita Ora gati ta ndezë atmosferën në hapjen e sezonit dimëror në Austri -
Nëntë në dhjetë familje austriake përballen me vështirësi në kostot e energjisë -
Austri: Debatohet zgjatja e limitit prej 200 eurosh për orët shtesë pa taksa









