Financa
“eny Finance», kompania e parë që flet edhe shqip në Zvicër
«eny finance» është kompania e parë bankare në Zvicër që ofron të gjitha shërbimet edhe në gjuhën shqipe. Website i saj tashmë edhe zyrtarisht është lansuar online

«eny Finance AG» është një kompani tashmë e njohur bankare që ka sfiduar edhe gjigantët bankarë zviceranë.
Ajo ka krijuar produkte të financimit online, duke ofruar norma konkurruese interesi që mund të zbresin deri në 4.5%, e që, nga ana tjetër, përbëjnë një nga sfidat më të mëdha për sistemin bankar zviceran.
«eny Finance» është një kompani serioze zvicerane (një lloj i bankës së digjitalizuar), që është aktive në fushën e shërbimeve financiare.
Kompania është themeluar në vitin 2011, kurse produktet (si p.sh. «eny Credit») janë hedhur në treg që nga mesi i vitit 2012. Aktualisht është zhvilluar edhe një produkt i ri, me të cilin mundësohet financimi dhe investimet në tregun e patundshmërive (shtëpi, banesa, tokë) brenda dhe jashtë vendit, duke iu drejtuar personave me pronë në Zvicër.
Produktet e «eny Finance AG» ofrohen nga punonjësit e saj në disa gjuhë, në mesin e të cilave, edhe në gjuhën shqipe.
Pos kësaj, shqiptarët në Zvicër tash e tutje mund të aplikojnë për kredi online edhe në gjuhën e tyre.
«eny finance» është kompania e parë bankare në Zvicër që ofron të gjitha shërbimet edhe në gjuhën shqipe. Website i saj tashmë edhe zyrtarisht është lansuar online.
«Komuniteti shqiptar në Zvicër paraqet tashmë potencial të rëndësishëm, ndaj vendosëm të ofrojmë të gjitha shërbimet në gjuhën shqipe», tha për albinfo.ch CEO i kompanisë, Bonart Qerimi, po ashtu me rrënjë shqiptare.
«Kurrë më lehtë se tani nuk e kanë pasur bashkatdhetarët tanë për të aplikuar për kredi në Zvicër», thotë ai.
«eny Finance» jo vetëm që flet shqip, por edhe sponsorizon shumë ngjarje që lidhen me komunitetin shqiptar në Zvicër.
E fundit, por jo më pak e rëndësishme, ishte ndeshja historike Kosovë – Shqipëri, që ishte zhvilluar në stadiumin Letzigrund.
E-Diaspora
-
Pas Berlinit, kori “Siparantumi” do të dhurojë spektakël në Tajlandë Pas mbylljes së një kapitulli në Gjermani, kori i Kosovës do të dhuroj spektakë në Greqi,...
-
Vjenë: Illyrian Brains organizon event për profesionistë të rinj shqiptarë
-
Muaji maj, muaji i festivaleve për SH.K.A “Dardania” në Winterthur
-
Prezantohen veshjet tradicionale në një Universitet të Londrës
-
Kosovari para gjyqit për pjesëmarrjen në vrasjen e pensionistit 85 vjeçar
Jeta në Austri
-
Vjenë: Illyrian Brains organizon event për profesionistë të rinj shqiptarë Një mbrëmje ekskluzive organizuar nga IllyrianBrains Vienna....
-
Çmimet më të larta dhe dërgim më i ngadaltë: Çfarë po ndryshon në postën austriake nga maji 2025
-
La Austrinë për të jetuar e punuar në Kosovë
-
Austri: Rënie e ndërtimit të banesave
-
Austri: Grupi i profesionistëve kërkojnë zgjerim të rregullores për punën e rëndë