Kosova
Engel, përkrahje të fuqishme Kurtit
Albin Kurti merr një përkrahje të fuqishme nga kongresisti Eliot Engel
Së fundi, kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka zhvilluar një bisedë telefonike me Kryetarin e Komitetit për Politikë të Jashtme, kongresistin Eliot Engel.
Sipas një komunikate thuhet se u diskutua rreth sfidave të ballafaqimit me pandeminë COVID-19, gjersa Engel informoi Kurtin për gjendjen që po zotëron në Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe brengosjen e qytetarëve amerikanë lidhur me virusin e ri korona.
Ja komunikata e plotë:
Kryeministri në detyrë i Republikës së Kosovës, z. Albin Kurti, më 24 prill zhvilloi një bisedë telefonike me Kryetarin e Komitetit për Politikë të Jashtme, kongresistin Eliot Engel. Në këtë bisedë shumë miqësore, fillimisht diskutuan rreth sfidave të ballafaqimit me pandeminë COVID-19. Kryetari Engel informoi z. Kurti për gjendjen që po zotëron në Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe brengosjen e qytetarëve amerikanë lidhur me virusin e ri korona. Kryeministri Kurti gjithashtu njoftoi kongresistin Engel për angazhimin e qeverisë për të parandaluar dhe luftuar këtë pandemi dhe masat e marra deri tani.
Në vazhdim të bisedës, kongresisti Engel paraqiti në hollësi pozitën e tij në raport me qasjen e administratës amerikane, posaçërisht të ambasadorit Grenell, kundrejt qeverisë së zgjedhur në bazë të Kushtetutës dhe sistemit demokratik zgjedhor.
Ai theksoi se nuk pajtohet në asnjë mënyrë me ndërhyrjen se kush duhet ta udhëheqë Kosovën dhe procesin e dialogut me Serbinë. Vetëm qytetarët e Kosovës mund të vendosin një gjë të tillë. Kryetari Engel shprehu përkrahjen e plotë për Qeverinë Kurti në menaxhimin e COVID-19, si dhe në respektimin e vullnetit të lirë të qytetarëve të Kosovës për të zgjedhur përfaqësuesit e tyre. Ai pohoi se qëllimi i Shteteve të Bashkuara të Amerikës që nga viti 1999 ka qenë të përkrahë shtetin demokratik e të pavarur të Kosovës.
Kongresisti gjithashtu paraqiti mendimet e tij, që i shprehu në letrën e fundit të tij që i shkroi Sekretarit të Shtetit Pompeo, në të cilën u bëri thirrje Shteteve të Bashkuara që të ndalojnë taktikat e rënda ndaj Kosovës, duke anashkaluar përpjekjet e çnjohjeve të Kosovës nga Serbia dhe zgjerimin e marrëdhënieve të tyre me Serbinë. Ai theksoi që Shtetet e Bashkuara nuk duhet të ndërhyjnë në politikat e brendshme të Kosovës, përfshirë atë që kush duhet të udhëheqë shtetin dhe dialogun me Serbinë. Kongresisti Engel gjithashtu u pajtua me vendimin e Kosovës që të largojë tarifat dhe kërkoi që programet e Korporatës së Sfidave të Mileniumit duhet të rifillojnë pa ndonjë pengesë.
Kryeministri paraqiti falënderimin e qytetarëve të Kosovës dhe diasporës Shqiptaro-Amerikane për punën dhe rolin e Kongresistit Engel dhe për përkushtimin e tij të vazhdueshëm ndaj Kosovës. Ai ka kaluar 3 dekada në regjion dhe përkushtimi i tij aktiv është i shoqëruar nga njohuria e kaluar dhe vizionin e pastër për të ardhmen Euro-Atlantike të Ballkanit Perëndimor.
Kryeministri në detyrë Kurti paraqiti nevojën dhe domosdoshmërinë për koordinimin e relacioneve transatlantike të Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimit Europian në mbrojtje të interesave në Ballkan, si mënyra e vetme e garantimit të paqes, demokracisë dhe progresit. Biseda përfundoi me përkushtimin e plotë nga të dy anët për bashkëpunim dhe përkushtimin e kongresistit Engel për mbështetje në kanale diplomatike dhe qëndrime publike në mbrojtje të demokracisë, kushtetutshmërisë dhe shtetësisë së Kosovës. Ai paraqiti gatishmërinë e tij për komunikimin konstant sa i përket zhvillimeve politike në Kosovë.
Të ngjashme
Të tjera nga Kosova
E-Diaspora
-
Kompania shqiptare mbulon Forumin në Davos me mbi 100 vetura luksoze Në kuadër të World Economic Forum (WEF) 2026 në Davos, një nga ngjarjet më prestigjioze globale... -
Kosovë
Veshja tradicionale e Hasit të Prizrenit synon mbrojtjen nga UNESCO -
Amerikë
Shqiptarja hyn në histori me emërimin në administratën e lartë të SHBA-së -
Amerikë/Shqipëri
Talent shqiptar nga Amerika që po sjell ventrilokizmin në skenën shqiptare -
Mynih
Zamira Gashi, juristja shqiptare që po ndërton karrierë të suksesshme në Mynih
Jeta në Austri
-
Austri: Këto cigare po bëhen më të shtrenjta Në shkurt, qeveria do të heqë taksën e duhanit. Disa çmime u rritën që në janar,... -
Hendeku buxhetor i Vjenës për vitin 2025 u reduktua në 2.8 miliardë euro -
Studimi: Të rinjtë në Austri përdorin më pak mediat sociale, rritet përdorimi i chatbot-eve me inteligjencë artificiale -
Vjena planifikon shtëpi të mbyllura në grup për shkelësit e përsëritur nën moshën 14 vjeç -
Austri
Rinesa Salijaj nga Istogu, kandidate për Asamble Komunale në St.Pölten të Austrisë












