Lajme
Enët e kuqe ndihmojnë humbjen e peshës
Ju doni të humbni peshë? Keni provuar gjithçka dhe tani jeni të dëshpruar? Provoni enët e kuqe, duket se ato ndihmojnë në humbjen e peshës.

Hulumtuesit në Universitetin e Bazelit kanë zbuluar se personat hanë shumë më pak kur ushqimi paraqitet në një pjatë të kuqe, në krahasim me një pjatë të kaltër ose të bardhë.
Ekipi i Oliver Genschow, i Institutit të Psikologjisë, supozon se ngjyra e kuqe provokon një sinjal ndërprerjeje të butë. Kjo ngjyrë gjithashtu është përdorur shpesh për të treguar rrezik ose ndalim, siç është shembulli në trafik.
Psikologët kanë zhvilluar dy eksperimente. Në të parën 41 meshkuj u është kërkuar që të kërkojnë pijet e ndryshme të ëmbla. Gjysma e tyre kanë pijet e tyre në gota plastike të kuqe, ndërsa gjysma tjetër në gota të kaltërta.
40% më pak
Siç thonë studiuesit në revistën Appetite, studentët të cilët kanë marrë gotën e kuqe kanë pirë 40% më pak se ata me gota të kaltërta. Ndërsa shkencëtarët na bëjnë të ditur se të gjithë pjesëmarrësit kanë pirë ujë të mjaftueshëm para se të bëjnë eksperimentin. Kështu që asnjëri prej tyre nuk ishte i etur. Ngjyra nuk ka ndikuar në shijen e tyre për pije.
Ngjyra e kuqe duket se jap një sinjal të drejtpërdrejtë mbi sjelljen tonë, shkruani Genschow Olivier. Ndryshe, ngjyra e kuqe vepron si një “stop”, prandaj edhe kjo ngjarje mundt të përdoret për të kufizuar konsumimin e pijeve të pasura me sheqer dhe të dëmshme për shëndet.
Në eksperimentimin e dytë shkencëtarët donin të dinë nëse ky ndikim ishte i vërtetë edhe për ushqimet e përdorura në aperitivë. Kështu që ata u kanë shpërndare pjata të kuqe, të kaltërta, apo të bardha 109 pjesëmarrëseve.
Edhe në këtë ekperimientim është vështruar se pjatat e kuqe nxisin përmbajtjen në ushqim. Njerëzit të cilët kishin marrë një pjatë të kuqe kanë ngrënë pak më shumë se gjysmën e ushqimit, ndërsa ata me pjata të tjera kanë përfunduar ushqimin e pjatës.
Për studiuesit këto eksperimente janë hapi i parë në një përpjekje për të kuptuar më mirë ndikimin e ngjyrës në ushqim. Studime të mëtejshme janë të nevojshme për të përcaktuar nëse strategjitë e tilla mund të jenë të dobishme për disa dieta.
E-Diaspora
-
Kur gjendja dukej e pashpresë, mjekja gjermane shpëton vajzën nga Kosova Për shkak të diagnozës së saj me leukemi, një vajzë 14-vjeçare nga Kosova vjen në Gjermani...
-
Foto
Festa shqiptare në zemër të Cyrihut, sot është dita e dytë e Alba Festivalit
-
Ndryshime në votimin nga diaspora, fletëvotimet do t’u dërgohen me postë votuesve
-
Kosovarja fsheh pasurinë prej 350,000 frangash për të marrë ulje të primeve
-
Mijëra shqiptarë “pushtuan” rrugët e Nju Jorkut në paradën kuqezi
Jeta në Austri
-
Gjysma e punëtorëve austriakë të shitjes me pakicë përballen me abuzim Dhuna në punë është një realitet i përditshëm për shumë punonjës të shitjes me pakicë në...
-
Strehimi, ushqimi, lëvizshmëria hanë 75% të buxhetit të familjeve austriake
-
Shkatërrohet rrjeti i drogës në Austri e Gjermani, 10 të arrestuar, 9 prej tyre shqiptarë
-
Pas tragjedisë në Graz, shkolla rifillon punën me masa kujdesi për nxënësit
-
Rënie e ndjeshme në ribashkimin familjar të refugjatëve në Austri