Sport
Ende pa përfunduar si duhet kampionati i futbollit në Zvicër, Dardania e St. Gallenit sjell tetë përforcime të reja në Klub
Është e pazakontë që një klub i ligës së tretë të marrë kaq shumë përforcime mënjëherë pas mbarimit të kampionatit. Më Lojtarë të Promotions ligës dhe të tjerë nga liga më të larta se ku KF Dardania aktualisht garon, ekipi i dardanëve premton një vjeshtë të nxehtë që do e fus në garën për titull.
Klubi Futbollistik Dardania në St. Gallenit është në fazën e artë të përgatitjeve vjeshtore. Ndonëse sapo ka filluar pushimi veror për lojtarët dhe klubet futbollistike, drejtuesit e Dardanisë po bëjnë përpjekjet maksimale për prurje të reja cilësore në klubin e tyre. Përforcimet e reja të KF Dardanisë tregojnë që dardanët sezonin vjeshtor e kanë marrë shumë seriozisht dhe synojnë të luajnë për titullin e ligës së tretë.
Me tetë përforcime të reja të përbërë me emra të futbollistëve që sjellin një përvojë edhe nga Promotions League, Dardania e St. Gallenit e ka të garantuar suksesin e në ligën ku aktualisht luan.
Sipas drejtuesve të klubit, lojtarët që tashme e kanë konfirmuar ardhjen në klubin Dardania, janë mesfushori i SC Brühlit nga Promotions League, Begat Bushati. Poashtu nga ky klub, Dardanisë i bashkangjitet edhe Blerim Haxhijaj dhe Granit Shemsedini kthehet te Dardanët prapë pas angazhimit të tij në SC Brühl.
Nga liga e dytë ndërregjionale, vjen Alban Morina. Përforcime të tjera, KF Dardania ka marrë Naim Delijajn nga FC Oberwinterthur, Benjamin Dzelaini që ka luajtur në FC Wittenbach. Gabriel Lorenci vjen nga FC Fraunfeld dhe lojtari i FC St. Margrethes, Berat Nesimi nuk do të jetë përforcimi i fundit për klubin. Klubi i Dardanëve nga sezoni vjeshtor do të rritet edhe për një skuadër të A juniorëve.
KF Dardania ka mbyllur sivjet kampionatin në vendin e gjashtë me 36 pikë të tubuara. Një largim që ka lënë mbresat më të mira tek dardanët si lojtar e angazhim të madh për klubin, është emri i futbollistit Ilir Lazraj. Sezonin vjeshtor Lazraj debuton me klubin FC Winkel në një ligë më lartë.
Se a do ti aktvizojë trajneri Wirth Hanspeter përforcimet e reja në garën për Kupën e Unionit që po mbahet sot në festën jubilare të FC Besës, në St. Gallen, mbetet të shihet gjatë ditës.
E-Diaspora
-
Ambasadori britanik takon studentët kosovarë pas studimeve në Mbretërinë e Bashkuar Jonathan Hargreaves përgëzon të rinjtë që rikthyen aftësi unike dhe njohuri të avancuara për shoqërinë kosovare.... -
Itali
Tragjedi në Bolonjë: Vdes 12-vjeçari shqiptar pas rënies nga një dritare -
Gjermani
Petrit Halilaj prezanton ekspozitën “Një Operë Jashtë Kohës” në Gjermani -
Ekspozitë kushtuar jetës dhe veprës së Fehmi Aganit -
Pas 27 vjetësh: refugjatja dhe presidentja takohen sërish
Jeta në Austri
-
Udhëheqësit austriakë shtyjnë përpara reformën në shëndetësi Austria përshpejton bisedimet për reformën shëndetësore, duke synuar një drejtim të unifikuar të pacientëve dhe një... -
Gjermani
Lionela Jakaj në finalen e “The Voice Kids”, 14-vjeçarja shqiptare synon fitoren në Austri -
Afër Pashkëve, 8,300 lepuj ngordhin në trafikun rrugor në Austrinë e Poshtme -
Edhe Austria ndalon Rrjetet Sociale për fëmijët nën 14 vjeç -
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“













