Kosova
Emisari i BE-së paralajmëron heqjen e sanksioneve ndaj Kosovës
I dërguari i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, ka deklaruar se dialogu do të vazhdojë medoemos ndërsa u shpreh se pa normalizim të marrëdhënieve mes dy vendeve, nuk do të ketë të ardhme evropiane për asnjërën.
Sipas tij, normalizimi kërkon kompromis dhe duhet të arrihet përmes dialogut.
“Kushdo që thotë se dialogu ka vdekur, thotë se e ardhmja evropiane ka vdekur, sepse rruga në Evropë e Kosovës dhe Serbisë shkon përmes normalizimit”, ka thënë ai, përcjell albinfo.ch.
Ndër të tjera, Lajçak ka paralajmëruar se masat e Bashkimit Evropian ndaj Kosovës mund të largohen.
“Në rrethanat aktuale nuk duket mirë që Kosova është nën masa negative të BE-së dhe kjo çështje duhet adresuar. Heqja e sanksioneve është njëra mundësi që unë personalisht do ta mbështes”, u shpreh ai.
Të tjera nga Kosova
E-Diaspora
-
Winterthur
“Ne dhe Ata” sonte në Winterthur, komedia që prek realitetin e mërgatës Dan Morina vjen me një “Comedy Show” të radhës, ndërsa publiku në Zvicër pritet të argëtohet... -
Ramë Lahaj: Mërgata jonë është pasqyra më e mirë e identitetit tonë -
Bern: Event mbi integrimin përmes punës dhe ndërmarrësisë -
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ -
Kuzhina shqiptare në qendër të festimeve frankofone në Suedi
Jeta në Austri
-
Edhe Austria ndalon Rrjetet Sociale për fëmijët nën 14 vjeç Austria do të ndalojë përdorimin e mediave sociale nga fëmijët nën 14 vjeç, sipas një marrëveshjeje... -
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ -
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik -
Austri: Kosovarja shkakton aksident me makinë, lëndohet rëndë çiklistja












