Kosova
Emisari gjerman: Rruga e zgjedhur nga Kurti në dialog, mund të mos jetë në interesin e Kosovës
I dërguari special i Gjermanisë për Ballkanin Perëndimor, Manuel Sarrazin, ka thënë se rruga në të cilën po ecën Qeveria e Kosovës në dialogun me Serbinë, në plan afatgjatë mund të mos jetë në interesin e mirë të Kosovës për afrim me Bashkimin Evropian, transmeton albinfo.ch.
Ai ka deklaruar se rruga e zgjedhur nga kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, mund të çojë në humbjen e mundësive për të shkuar drejt Bashkimit Evropian.
“Rruga në të cilën po ecën qeveria e zotit Kurti në dialog, në planin afatgjatë, kam frikë se mund të mos jetë e mirë në interesin e Kosovës, për afrimin me Bashkimin Evropian. Kam frikë se kjo mund të çojë më shumë në një drejtim të mbështetjes tek vetja dhe humbjes së mundësive për të shkuar drejt Bashkimit Evropian”, ka thënë ai për ABC News.
Ndër të tjera, Sarrazin i kërkoi Kosovës dhe Serbisë më shumë vullnet politik në dialog, dhe palët të ndërmarrin veprime konkrete, pasi u shpreh se nuk është detyrë e BE-së që të jetë arbiter, ndërsa ka kërkuar nga Serbia që të shkojë në rrugën drejt Bashkimit Evropian dhe t’i vendosë sanksione Rusisë.
Të tjera nga Kosova
E-Diaspora
-
Bern: Event mbi integrimin përmes punës dhe ndërmarrësisë Më 28 mars 2026, në ambientet e Ambasadës së Republikës së Kosovës në Bern, mbahet një... -
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ -
Kuzhina shqiptare në qendër të festimeve frankofone në Suedi -
Erjon Tasholli, ylli i ardhshëm i futbollit evropian -
Japoni
Edisa Shoshi diplomon në Master në Universitetin e Tokios
Jeta në Austri
-
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ Konferenca “Kosova në BE” në Parlamentin Austriak shënon 27 vjetorin e ndërhyrjes humanitare të NATO-s në... -
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik -
Austri: Kosovarja shkakton aksident me makinë, lëndohet rëndë çiklistja -
Janë nisur drejt Kosovës trupat e viktimave nga aksidenti në Vjenë












