Lajme
Emiratet, 22 milionë € për spital të fëmijëve në Kosovë
Marrëveshja për ndarjen e këtij donacioni u nënshkrua në Abu Dhabi nga presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga dhe përfaqësuesi i EMA-së, Saeed Eid Al Ghafli
Përfaqësuesit e Republikës së Kosovës dhe ata të Emirateve të Bashkuara Arabe, kanë nënshkruar sot në Abu Dhabi, marrëveshjen për një donacion në vlerë 22 milionë euro për ndërtimin e një Spitali të ri Pedriatik-Kirurgjik në kuadër të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës.
Marrëveshja u nënshkrua nga presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga dhe përfaqësuesi i EMA-së, Saeed Eid Al Ghafli.
Në ceremoninë e nënshkrimit të pranishëm ishin edhe Ministri i Shëndetësisë i Republikës së Kosovës, Imet Rrahmani dhe Drejtoresha e Autoritetit Shëndetësor të Abu Dhabit, Maha Taysir Barakat.
Presidentja Jahjaga theksoi se ky spital tejet i nevojshëm për shëndetin e fëmijëve në Kosovë do të na ndihmojë që të përmirësojmë përkujdesjen për fëmijët e Kosovës, raporton albinfo.ch.
Presidentja falënderoi në emër të popullit të Kosovës, Emirateve të Bashkuara Arabe për këtë ndihmë zemërgjerë për fëmijët e Kosovës duke u zotuar që kjo klinikë do ta mbajë me krenari emrin e saj.
“Klinika e re do të fillojë të ndërtohet gjatë verës së këtij viti dhe pritet që projekti i tërësishëm i spitalit të përfundojë brenda 1 viti. Projekti përfshin specializime në shërbime shëndetësore të porsalindurve, ortopedi, neurologji, urologji, endokrinologji, kardiologji, onkologji, hematologji, dhe mjekësi emergjente”, thuhet në njoftim.
Presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga po qëndron për vizitë në Emiratet e Bashkuara Arabe. Gjatë ditës së djeshme, ajo nënshkroi marrëveshjen për bashkëpunim ekonomik ndërmjet Kosovës dhe EBA, që shënon një faqe të re dhe shumë të rëndësishme të marrëdhënieve bilaterale, në interes të ndërsjellë në fusha të ndryshme.
E-Diaspora
-
Winterthur
“Ne dhe Ata” sonte në Winterthur, komedia që prek realitetin e mërgatës Dan Morina vjen me një “Comedy Show” të radhës, ndërsa publiku në Zvicër pritet të argëtohet... -
Ramë Lahaj: Mërgata jonë është pasqyra më e mirë e identitetit tonë -
Bern: Event mbi integrimin përmes punës dhe ndërmarrësisë -
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ -
Kuzhina shqiptare në qendër të festimeve frankofone në Suedi
Jeta në Austri
-
Edhe Austria ndalon Rrjetet Sociale për fëmijët nën 14 vjeç Austria do të ndalojë përdorimin e mediave sociale nga fëmijët nën 14 vjeç, sipas një marrëveshjeje... -
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ -
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik -
Austri: Kosovarja shkakton aksident me makinë, lëndohet rëndë çiklistja













