CH-Ballkani
Emilia, në shërbim vullnetar njëvjeçar në Shqipëri
Ajo ka filluar tashmë përgatitjet: duke lexuar guidat turistike, duke shikuar fotografi, duke kontaktuar gjermanë të tjerë që kanë qenë me shërbim social në Shqipëri etj.
“Mirëdita! Jam Emilia. Si jeni?” këto janë fjalët e para në gjuhën shqipe që i ka mësuar Emilia Haimerl. Ajo është 18 vjeçe, në qershor do të bëjë maturën në Pankofen, Gjermani. Emilia në shtëpinë e saj i ka të gjitha që i duhen. Mund të thuhet madje edhe me tepri. Por megjithatë dëshiron të sfidojë veten. Ajo ka vendosur që ta kalojë një vit me shërbim humanitar vullnetar në Shqipëri, shkruan pnp.de. Do të angazhohet në projektin “Jugendzentrun” dhe do të banojë në qendrën Don Bosco atje.
“Mendoj se të heqësh dorë nga standardi me të cilin jeton është një përvojë jetësore”, thotë ajo. Ndërsa përvoja e punës me fëmijë nuk i mungon pasi që për dy vite ka punuar si anëtare i komunitetit të të rinjve katolikë, transmeton albinfo.ch. Mirëpo ajo është e vetëdijshme se nuk është e njëjta gjë. Këtu ka pasur punë me 20 fëmijë ndërsa në qendrën ku do të shërbejë në Shqipëri, gjatë verës mblidhen deri në 1000 fëmijë, thotë ajo. Aty bëjnë mësime plotësuese ose vijnë për të luajtur, pasditeve.
“Kam dëshirë të shkoj në një vend të panjohur, të mësoj një gjuhë dhe kulturë tjetër dhe po ashtu dëshiroja të punoja me fëmijët”, thotë Emilia. Ajo ka filluar tashmë përgatitjet: duke lexuar guidat turistike, duke shikuar fotografi, duke kontaktuar gjermanë të tjerë që kanë qenë me shërbim social në Shqipëri etj., përcjell albinfo.ch. Dhe, dy fjali Emilia tashmë mund t`i thotë në gjuhën shqipe: “Mirëdita! Jam Emilia. Si jeni?”.
E-Diaspora
-
Elina Duni, Ambasadorja e Xhazit Modern: Fituesja e Swiss Jazz Award 2025 Zëri i saj ndërthur traditën shqiptare me universin bashkëkohor të xhazit. Albinfo.ch shpall Elina Dunin Personalitet... -
Suzanna Shkreli kandidon për Sekretare Shteti në Michigan -
Kurti sot, Abdixhiku nesër: takime në Zvicër për të kërkuar votat e mërgatës -
Vonesë në votimin me postë për diasporën -
Shqiptarët që shënuan vitin 2025 në Zvicër
Jeta në Austri
-
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja Strategjia e zbuluar e SHBA-së nën drejtimin e Trumpit e liston Austrinë midis vendeve që Uashingtoni... -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste -
Piloti austriak bën ulje emergjente afër kufirit me Italinë











