Bota
Emigrantët do të rritin numrin e popullsisë në Gjermani
Popullsia në Gjermania pritet të ketë rritje, kjo për shkak të rritjes së ardhjeve të migrantëve dhe rritjes së numrit të lindjeve
Gjermania pritet të ketë rritje të popullsisë deri në vitin 2035, kjo për shkak të rritjes së ardhjeve të migrantëve dhe rritjes së numrit të lindjeve, bëjnë të ditura mediat gjermane.
Instituti i Kërkimeve Ekonomike të Koln (IW) parashikon që popullsia e Gjermanisë do të rritet në 83.1 milionë deri në vitin 2035, pavarësisht raporteve të mëparshme që sugjeronin se popullsia do të zvogëlohet, përcjell albinfo.ch.
Besohet se rritja do të jetë për shkak të numrit rekord të emigrantëve dhe azilkërkuesve që shkuan në Gjermani.
Kjo shifër shkon kundër analizave të mëparshme që thoshin se numri i popullsisë në Gjermani do të zvogëlohet për dhjetë milionë gjatë 40 viteve të ardhshme.
Sipas shifrave, popullsia do të rritet deri në 84 milionë në vitin 2023, para se të ulet ngadalë në dekadën e ardhshme.
Berlini që ka rreth katër milionë banorë gjatë dy dekadave të ardhshme do të ketë ngritje me 14.5 për qind, ndërsa Hamburg do të fitojë një numër të madh banorësh të rinj – me popullsinë që rritet me 9.1 për qind.
Por, rënie pritet të ketë në Gjermaninë Lindore dhe shtatë nga 16 shtetet lindore do të kenë rënie.
E-Diaspora
-
Bern: Event mbi integrimin përmes punës dhe ndërmarrësisë Më 28 mars 2026, në ambientet e Ambasadës së Republikës së Kosovës në Bern, mbahet një... -
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ -
Kuzhina shqiptare në qendër të festimeve frankofone në Suedi -
Erjon Tasholli, ylli i ardhshëm i futbollit evropian -
Japoni
Edisa Shoshi diplomon në Master në Universitetin e Tokios
Jeta në Austri
-
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ Konferenca “Kosova në BE” në Parlamentin Austriak shënon 27 vjetorin e ndërhyrjes humanitare të NATO-s në... -
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik -
Austri: Kosovarja shkakton aksident me makinë, lëndohet rëndë çiklistja -
Janë nisur drejt Kosovës trupat e viktimave nga aksidenti në Vjenë













