Bota
Emigracioni kërcënon koalicionin qeverisës në Gjermani
Kriza e emigrantëve dhe mënyra e menaxhimit të saj, po kërcënon edhe koalicionin qeverisës CSU-CDu në Gjermani. Kjo pasi së fundi është regjistruar nëj përçarje e madhe mes kancelares Angela Merkel e CDU-së dhe ministrit të brendshëm gjerman, Horst Seehofer, i cili është nga partia CSU.
Kjo pasi ministri i qeverisë gjermane ka kërkuar që policia të ketë fuqinë për të larguar në kufij emigrantët pa dokumente, gjë që nuk pranohet nga Merkel, shkruan “TCH”.
Kancelarja gjermane u kritikua shumë në 2015-ën për lejimin e rreth një milion emigrantëve, ndërsa tani kërkon një zgjidhje në rangun e Bashkimit Europian, për menaxhimin e kësaj çështjeje, përcjell albinfo.ch.
Seehofer ka qenë vazhdimisht kritik me politikën e dyerve të hapura të Merkelit, që përmblidhej me frazën “Ne mund t’ia dalim”, ndërsa thotë se policia kufitare gjermane duhet të kthejë mbrapsht të gjithë azilkërkuesit që nuk kanë ID dhe ata që tashmë janë të regjistruar në një vend tjetër të BE.
Nga ana tjetër, Merkel e shikon këtë politikë si shkatërruese për Italinë dhe Greqinë, vende ku aftësia për të pranuar emigrantë është në limite tashmë.
Ndërsa deputetët e CDU të Merkelit i dhanë mbështetjen e tyre të enjten, kolegët e tyre bavarezë nga CSU mbështetën me vendosmëri udhëheqësin e tyre, Z. Seehofer. Partitë konservatore kanë qenë në aleancë në nivel federal që nga viti 1949, ndërsa tani ekziston rreziku që CSU të dalë nga koalicioni, ose të kërkojë votëbesim për kancelaren Merkel.
Aktualisht në Bundestagun me 709 anëtarë, koalicioni qeverisës ka 399 deputetë, të ndarë mes CDU-së, që ka 200 deputetë, CSU 46 dhe SPD 153. Nëse CDU vendos të dalë nga koalicioni, atëherë CDU dhe SPD do të mbeten me 353 deputetë, praktikisht më pak se gjysma e anëtarëve të Bundestagut.
Të tjera nga Bota
E-Diaspora
-
Libri i Mira Kazhanit promovohet në Gjermani Në një atmosferë të ngrohtë dhe plot emocion, në Gjermani u mbajt promovimi i librit bestseller... -
Fjolla dhe Ardiana prezantojnë “Vajzë”, një urë mes Kosovës dhe Zvicrës -
USA
Kur ëndrrat nuk njohin kufij, rrugëtimi akademik i Albulena Ukës -
Në Stokholm, Lea Ypi sjell rrëfimin e ri mbi lirinë dhe identitetin shqiptar -
Në Berlin u prezantua romani “ë” i autores Jehona Kicaj
Jeta në Austri
-
Rita Ora gati ta ndezë atmosferën në hapjen e sezonit dimëror në Austri Rita Ora gati për skenën e madhe në Alpet austriake... -
Nëntë në dhjetë familje austriake përballen me vështirësi në kostot e energjisë -
Austri: Debatohet zgjatja e limitit prej 200 eurosh për orët shtesë pa taksa -
Çmimet e shtëpive familjare në Austri rriten me 2.2% në fillim të vitit 2025 -
Kërkesat për azil në Austri bien me 32% në vitin 2025










