Shqipëria
Emerging Europe rendit pesë plazhet më të mira në Shqipëri
Portali i njohur britanik, “Emerging Europe”, u ka kushtuar kësaj radhe vëmendje plazheve në Shqipëri, duke renditur pesë më të mirat.
Artikulli nis me plazhin e Gjipesë, që e përshkruan si parajsë për adhuruesit e natyrës, me pamje piktoreske. Një gji i veçuar që arrrihet vetëm me varkë ose më këmbë, që ofron ujëra të kristaltë dhe një peizazh të paprekur, mes shkëmbinjve, përcjell albinfo.ch.
Pastaj plazhi i Ksamilit, që e cilëson si një thesar që nuk është më i fshehur, me rërën e bardhë dhe ujërat e kristaltë, ku plazhi mund të bëhet edhe në mjedise të izoluar në 4 ishuj të paprekur që arrihen edhe me not, shkruan TV Klan.
Plazhi i Gjirit të Akuariumit ofron një shtrirje të paprekur me peizazhe spektakulare, me ujëra të pastër kristal të rrethuar nga ullishte dhe selvi.
Për Jalën, “Emerging Europe” shkruan se plazhi me një bukuri të paprekur ofron një ndjenjë qetësie që rrallë gjendet në pikat më të njohura turistike, me një sfond pyjesh të dendur me pisha dhe kodra piktoreske. Vizitorët ftohen të vizitojnë edhe vendet arkeologjike aty pranë si Kalaja e Himarës, përcjell albinfo.ch.
Vëmendje e veçantë i kushtohet edhe Palasës, që përshkruhet si parajsë e vërtetë, me një plazh të rrethuar nga malet me bimësi të dendur dhe që ofron një përzierje befasuese të peizazheve të thyer dhe ujërave me një ngjyrë blu të thellë, shkruan TV Klan.
E-Diaspora
-
Gjermani
I jepet sot lamtumira e fundit 17-vjeçarit nga Kosova që vdiq pas aksidentit në Gjermani Humb jetën 17-vjeçari nga Kosova pas një aksidenti në Gjermani... -
Londër
Kushtet e pasigurta të punës, shkaku kryesor i vdekjes së 19-vjeçarit shqiptar në Angli -
Erdhi për pushime në Kosovë, mërgimtari vritet nga e dashura -
Gjermani
Gjermani: Ndërron jetë 3-vjeçari nga Kosova pas rënies në lum -
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën
Jeta në Austri
-
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën “Ndihmomë o vëlla se vdiqa”... -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik -
Austri: Kosovarja shkakton aksident me makinë, lëndohet rëndë çiklistja -
Janë nisur drejt Kosovës trupat e viktimave nga aksidenti në Vjenë -
Austri: Dialektet do të mësohen në kurset e reja të integrimit











