Lajme
EMA miraton dozën e tretë të vaksinës antiCOVID
Agjencia Evropiane e Barnave EMA ka miratuar dozën e tretë të vaksinës antiCOVID-19.
Sipas saj, vaksina Pfizer dhe Moderna mund t’u jepet njerëzve me sistem imunitar të dobët të paktën 28 ditë pas dozës së tyre të dytë.
Rekomandimi vjen pasi studimet treguan se një dozë shtesë e këtyre vaksinave rrit aftësinë për të prodhuar antitrupa kundër COVID-19.
Edhe pse nuk ka dëshmi të drejtpërdrejta se aftësia për të prodhuar antitrupa në këta pacientë të mbrojtur kundër COVID-19, pritet që doza shtesë të rrisë mbrojtjen të paktën në disa pacientë. EMA do të vazhdojë të monitorojë çdo të dhënë që del mbi efektivitetin e saj.
Është e rëndësishme të bëhet dallimi midis dozës shtesë për njerëzit me sistem imunitar të dobësuar dhe dozave përforcuese për njerëzit me sistem imunitar normal.
Për personat me sistem imunitar normal studimet tregojnë një rritje të niveleve të antitrupave kur një dozë përforcuese jepet afërsisht 6 muaj pas dozës së dytë te njerëzit nga 18 në 55-vjeç.
Bazuar në këto të dhëna, Komiteti arriti në përfundimin se dozat përforcuese mund të konsiderohen të paktën 6 muaj pas dozës së dytë për personat e moshës 18 vjeç e lart.
Në nivel kombëtar, organet e shëndetit publik mund të japin rekomandime zyrtare për përdorimin e dozave përforcuese, duke marrë parasysh të dhënat e efektivitetit të reja dhe të dhënat e kufizuara të sigurisë. Rreziku i sëmundjeve inflamatore të zemrës ose efekteve të tjera anësore shumë të rralla pas një përforcuesi nuk dihet ende dhe po monitorohet me kujdes.
EMA do të vazhdojë të shikojë të gjitha të dhënat mbi sigurinë dhe efektivitetin e vaksinës.
Komiteti aktualisht po vlerëson të dhënat për të mbështetur një dozë përforcuese për Spikevax dhe do të komunikojë rezultatin kur vlerësimi të ketë përfunduar.
E-Diaspora
-
Merita Pinta, një zonjë e fortë, me shumë merita Ka themeluar dhe drejton një kompani me dy shtëpi për të moshuar. Albinfo.ch e ka zgjedhur... -
Majorja e Policisë së Kosovës diplomon nga Akademia Kombëtare e FBI-së -
Elina Duni, Ambasadorja e Xhazit Modern: Fituesja e Swiss Jazz Award 2025 -
Suzanna Shkreli kandidon për Sekretare Shteti në Michigan -
Kurti sot, Abdixhiku nesër: takime në Zvicër për të kërkuar votat e mërgatës
Jeta në Austri
-
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja Strategjia e zbuluar e SHBA-së nën drejtimin e Trumpit e liston Austrinë midis vendeve që Uashingtoni... -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste -
Piloti austriak bën ulje emergjente afër kufirit me Italinë












