Lajme
Elon Musk zbulon baterinë me 500% më shumë energji
Një Tesla me kosto të ulët do të jetë së shpejti në treg. Lajmin e bëri me dije numri një i Tesla, Elon Musk, me rastin e “Ditës së Baterisë “, një ngjarje që paraqet teknologjitë më të fundit dhe zhvillimeve të ardhshme.
CEO i Tesla-s, Elon Musk, ka zbuluar një seri përparimesh në teknologjinë e baterive, të cilat ai pretendon se do të revolucionarizojnë makinat elektrike.
Duke folur në ngjarjen e Ditës së Baterisë së Tesla të martën, Musk përshkroi përparimet si “një përparim masiv” që do të rriste në mënyrë dramatike performancën e automjeteve elektrike, duke i bërë ato njëkohësisht më të përballueshme.
Dizajni i ri i baterisë litium-jon i Tesla-s do të transformojë mënyrën se si mund të ruhet dhe karikohet energjia brenda një baterie, duke ofruar pesë herë më shumë energji, një rritje prej 16 për qind në diapazon dhe 500 për qind më shumë energji.
Së bashku me avancimet e tjera, Musk tha se kjo do të lejojë që Tesla të prodhojë një makinë elektrike me një çmim prej 25,000 dollarësh brenda disa viteve të ardhshme.
“Ka kaq shumë litium në Tokë sa është e mundur që të gjitha makinat në Shtetet e Bashkuara t’i shndërrojmë në makina elektrike”.
Përparimet do t’i bëjnë bateritë e makinave 56 për qind më të lira dhe do të mundësojnë prodhimin e automjetit të parë të vërtetë të përballueshëm të Tesla-s.
Tesla aktualisht ka katër automjete në treg – Model S, Model 3, Model X dhe Model Y.
“Ne jemi të sigurt që ne mund të bëjmë një automjet shumë, shumë tërheqës prej 25,000 dollarësh, që është gjithashtu plotësisht autonom. Dhe kur mendoni për shifrën prej 25,000 dollarësh duhet të merrni parasysh se sa pak e kushtueshme është të zotërosh një automjet elektrik”, tha Musk.
E-Diaspora
-
Japoni
Edisa Shoshi diplomon në Master në Universitetin e Tokios E reja kosovare përfundon me sukses studimet në Universitetin e Tokios, duke u shndërruar në një... -
Gjermani
I jepet sot lamtumira e fundit 17-vjeçarit nga Kosova që vdiq pas aksidentit në Gjermani -
Londër
Kushtet e pasigurta të punës, shkaku kryesor i vdekjes së 19-vjeçarit shqiptar në Angli -
Erdhi për pushime në Kosovë, mërgimtari vritet nga e dashura -
Gjermani
Gjermani: Ndërron jetë 3-vjeçari nga Kosova pas rënies në lum
Jeta në Austri
-
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën “Ndihmomë o vëlla se vdiqa”... -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik -
Austri: Kosovarja shkakton aksident me makinë, lëndohet rëndë çiklistja -
Janë nisur drejt Kosovës trupat e viktimave nga aksidenti në Vjenë -
Austri: Dialektet do të mësohen në kurset e reja të integrimit













