E-Diaspora
Elizabeta përgatit bakllavanë edhe pse nuk i pëlqejnë ëmbëlsirat
Shqiptarja 38-vjeçare e cila mbi dy vite është duke jetuar në Heinersdorf të Gjermanisë, deri më tani ka gatuar tre apo katër herë bakllava
Ardhja e festave religjioze ju pëlqen jashtëzakonisht shqisave njerëzore: Drita të ndezura, erëza aromatike dhe tinguj të këndshëm melodik. Por, këto festa posaçërisht shënohen me delikatesa që përgatiten vetëm një herë në vit. E përditshmja gjermane “MOZ” ka përgatitur një shkrim të mëhershëm për koloritin e këtyre festave.
Nga copat me madhësi prej pesë centimetrave, në formë diamanti, mund të hahet vetëm njëra, pohon Elizabeta Hoxha. “Kjo është si një copë tortë”, vazhdon ajo më tej, përcjellë Albinfo.ch.
Bëhet fjalë për bakllavanë, një gatim i ëmbël që aq shpesh gjendet nëpër pastiçeritë turke. “Në Turqi ka shumë të tilla. Ne kemi marrë shumë gjera nga turqit”, ka shpjeguar gruaja e re e cila është nga Shqipëria.
Atje gjithmonë janë mbledhur pesë deri dhjetë gra dhe kanë gatuar bakllava së bashku. Ato i kanë tëholluar mbi 100 peta, të cilat vendosen njëra mbi tjetrën dhe spërkaten me arra. Krejt kjo duhet të bëhet shpejt, që peta të mos bëhet e fortë.
Bakllavaja në Shqipëri është një specialitet tipik, e cila vendoset në tavolinë gjatë festave religjioze apo dasmave. “Sidomos në dimër, pasi gjatë verës nuk mund të konsumohet shumë ëmbël”, ka nënvizuar Elizabeta, duke shtuar se aspak nuk i pëlqejnë ëmbëlsirat.
Në Shqipëri gjithashtu ka gatime me peta që janë të mbushura me shije, me spinaq, mish të grirë apo me qumësht dhe gjalpë – ushqimi i preferuar i birit të saj njëmbëdhjetëvjeçar. Por, atij gjithashtu ia ka ëndja edhe biskotat, bile më shumë se bakllavaja.
Shqiptarja 38-vjeçare e cila mbi dy vite është duke jetuar në Heinersdorf të Gjermanisë, deri më tani ka gatuar tre apo katër herë bakllava. “Bakllavaja nuk përgatitet vetëm për vetveten”, ka përfunduar Elizabeta Hoxha, duke aluduar në mysafirët që vijnë gjatë festave.
E-Diaspora
-
Elina Duni, Ambasadorja e Xhazit Modern: Fituesja e Swiss Jazz Award 2025 Zëri i saj ndërthur traditën shqiptare me universin bashkëkohor të xhazit. Albinfo.ch shpall Elina Dunin Personalitet... -
Suzanna Shkreli kandidon për Sekretare Shteti në Michigan -
Kurti sot, Abdixhiku nesër: takime në Zvicër për të kërkuar votat e mërgatës -
Vonesë në votimin me postë për diasporën -
Shqiptarët që shënuan vitin 2025 në Zvicër
Jeta në Austri
-
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja Strategjia e zbuluar e SHBA-së nën drejtimin e Trumpit e liston Austrinë midis vendeve që Uashingtoni... -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste -
Piloti austriak bën ulje emergjente afër kufirit me Italinë










