Lajme
Elina Duni do të shfaqë tri koncerte në Austri
Këngëtarja shqiptare Elina Duni pas më shumë se një viti, vjen sërish në Austri
Gjatë fillimit të muajt qershor, këngëtarja e muzikës “Jazz”, Elina Duni, së bashku me kitaristin Rob Luft do të shfaqen me tri koncerte në Austri, njofton albinfo.at.
- Të premten, më 2 qershor, do të përformojë në Hochneunkirchen – Gschaidt (Niederösterreich), Wehrkirche,
- Të dielën, më 4 qershor, Feldkirchen (Kärnten) Amthof,
- Të hënën, më 5 qershor, Vjenë, Porgy & Bess.
Sipas menaxheres së Elina Dunit për Austri, Sabina Schebrak, ky turne do të shfaqet në prag të publikimit të albumit të saj të ri.
“Sërish pritje e madhe. Elina Duni dhe Rob Luft do ta nderojnë Austrinë prapë me tri koncerte, pikërisht në kohën e publikimit të albumit të tyre të ri ECM “A Time to Remember” që do të editohet më 16 qershor”, shkruan ajo, përcjell albinfo.at.
Vlen të theksohet se një vit më parë Elina Duni kishte mbajtur koncert në Vjenë.
Nën organizimin e Këshillit Koordinues të Shoqatave Shqiptare në Austri, këngëtarja e muzikës “Jazz”, Elina Duni, së bashku me grupin: Rob Luft ft Fred Thomas kishin përformuar para publikut shqiptar dhe miqve austriakë e ndërkombëtarë këngët më të mira nga reportari i albumeve të saj.
Kujtojmë se Elina Duni është lindur në Tiranë, derisa më pas është shpërngulur në Zvicër, ku ka mahnitur me zërin e saj. Ajo ka publikuar disa albume, ndërsa ka mbajtur koncerte anembanë botës.
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Erjon Tasholli, ylli i ardhshëm i futbollit evropian 12-vjeçari shqiptar që po tërheq vëmendjen e AC Milan, Real Madrid dhe Barcelona ... -
Japoni
Edisa Shoshi diplomon në Master në Universitetin e Tokios -
Gjermani
I jepet sot lamtumira e fundit 17-vjeçarit nga Kosova që vdiq pas aksidentit në Gjermani -
Londër
Kushtet e pasigurta të punës, shkaku kryesor i vdekjes së 19-vjeçarit shqiptar në Angli -
Erdhi për pushime në Kosovë, mërgimtari vritet nga e dashura
Jeta në Austri
-
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën “Ndihmomë o vëlla se vdiqa”... -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik -
Austri: Kosovarja shkakton aksident me makinë, lëndohet rëndë çiklistja -
Janë nisur drejt Kosovës trupat e viktimave nga aksidenti në Vjenë -
Austri: Dialektet do të mësohen në kurset e reja të integrimit













