Uncategorized
Elbenita Kajtazi në skenë përkrah Domingos së madh!
Në shfaqjen opersitike “Thais”, të Jules Massenet, Domingo do të paraqitet në rolin e Athanael, kurse Elbenita Kajtazi në atë të Crobyle. Shfaqja opersitike do të përcillet nga Kori i Filharmonisë së Vjenës
Sopranoja kosovare Elbenita Kajtazi, e cila viteve të fundit është duke bërë karrierë në vende të ndryshme të Evropës, sonte do të paraqitet në skenën e Salzburger Festspiele, por e veçanta e mbrëmjes së sotme është se sopranoja kosovare do të ndajë skenën bashkë me tenorin e famshëm botëror, Placido Domingo.
Në shfaqjen opersitike “Thais”, të Jules Massenet, Domingo do të paraqitet në rolin e Athanael, kurse Elbenita Kajtazi në atë të Crobyle. Shfaqja opersitike do të përcillet nga Kori i Filharmonisë së Vjenës.
Për këtë paraqitje skenike, vetë Elbenita Kajtazi ka thënë për KultPlus se këtë koncert e konsideron më të veçantin, për faktin se do të këndojë përkrah tenorit të famshëm Placido Domingos dhe sopranos së mirënjohur Sonya Yoncheva. Shfaqja opersitike do të mbahet në sallën koncertale të Salzburger Festspiele “Grosses Festspielhaus”.
Domingo, i cili është ndoshta këngëtari më i madh i gjallë i operës, qe bërë i njohur edhe për publikun e gjerë, kur, në vitet `90 së bashku me dy kolosët tjerë, Hose Carrera dhe të ndjerin Luciano Pavarotin prezantohej në treshen e njohur të “Tre tenorëve të mëdhenj”: Ky formacion pastaj qe përhapur dhe kopjuar edhe nga shumë tenorë të tjerë.
E-Diaspora
-
Bern
Folklori muzikor, këngë e valle shqipe në klasat e Bernës Nxënësit e diasporës shqiptare në Bern po zhvillojnë me sukses mësimin e gjuhës shqipe... -
Kandidati për kryebashkiak i Nju-Jorkut bën shqiponjën me duar -
Aksident i rëndë në Kanada, humb jetën mjeku dhe pedagogu shqiptar -
Shtyhet Samiti i katërt i Diasporës -
Berlin
Arkitektja Dua Ramaxhiku diplomon në Berlin me temën “Kalaja e Mitrovicës”
Jeta në Austri
-
Çmimet e shtëpive familjare në Austri rriten me 2.2% në fillim të vitit 2025 Çmimet e shtëpive për një familje në Austri u rritën me 2.2% në fillim të vitit... -
Kërkesat për azil në Austri bien me 32% në vitin 2025 -
Vjenë: 200 ankesa të paraqitura kundër supermarketeve për zbritje mashtruese -
Mashtrues në Vjenë: Paraqiten si punonjës uji për të vjedhur apartamente -
Tronditëse: Foshnje e porsalindur gjendet e vdekur në çatinë e një garazhi në Graz










