Muzikë
Elbenita Kajtazi, paraqitet në Operën e Cyrihut me shfaqjen “Turandot”
Ajo luan njërin ndër rolet kryesore, atë të skllaves me emrin Liu, që është roli i dytë kryesor i femrës në këtë operë
Këngëtarja operistike nga Kosova, sopranoja Elbenita Kajtazi, e bërë e njohur me paraqitjet e saj të suksesshme sidomos në skenat gjermane, po paraqitet së fundi në Shtëpinë Opersitike të Cyrihut.
Opera e njohur nga repertori klasik “Turandot” e kompozitorit italian, Giacommo Pucini, është ajo që ka sjellë Elbenitën në Zvicër. Ajo luan njërin ndër rolet kryesore, atë të skllaves me emrin Liu, që është roli i dytë kryesor i femrës në këtë operë, pas asaj të princeshës Turandot, që luhet nga Anna Pirozi, shkruan albinfo.ch.
“Sot ishte prova e veshjes së Turandot @operzuerich sa gëzim të këndosh në këtë sallë të bukur të operës këtu në Cyrih! Ne debutojmë më 30 qershor dhe shfaqjet e radhës janë më: 03, 6, 9, 12 korrik 2024”, ka shkruar Elbenita ditë më parë në një postim të saj në fb. Ndërsa dje ajo ka shkruar: Gati ppër shfaqjen e dytë të operës Turandot këtu në Cyrih!
Në vazhdim, fabula e shkurtër e operës “Turandot”.
Princesha mizore kineze Turandot nuk dëshiron t’i përkasë asnjë burri. Ajo u kërkon të gjithë aplikantëve që i kërkojnë dorën e saj, gjëegjëza të pazgjidhshme dhe u pret kokën nëse dështojnë në detyrat që u jepen. Derisa të vijë ai që zgjidh të gjitha enigmat… Kur Giacomo Puccini nisi të transformonte përrallën e vjetër orientale të Princeshës Turandot në një opera në fillim të viteve 1920, ai donte të dilte nga kanalet e provuara dhe të testuara të operës së tij të mëparshme dhe të bëjë diçka të re…
E-Diaspora
-
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën “Ndihmomë o vëlla se vdiqa”... -
Vdekja e 19 vjeçarit shqiptar në Londër në vendin e punës, reagon familja e tij -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik -
Granit Xhaka rrëfen sakrificat e familjes, -
Itali
Përplasje fatale në Itali: 30-vjeçari shqiptar qëllohet për vdekje pas një sherri
Jeta në Austri
-
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën “Ndihmomë o vëlla se vdiqa”... -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik -
Austri: Kosovarja shkakton aksident me makinë, lëndohet rëndë çiklistja -
Janë nisur drejt Kosovës trupat e viktimave nga aksidenti në Vjenë -
Austri: Dialektet do të mësohen në kurset e reja të integrimit















