Lajme

El Salvadori, shteti i radhës që njeh Kosovën

Njohja nga El Salvadori është konfirmuar në mbrëmje nga Ministra e Punëve të Jashtme nëpërmjet një njoftimi për media. Kjo njohje e çon në 104 numrin e njohjeve të Kosovës

El Salvadori është shteti i radhës që ka njohur Republikën e Kosovës, duke e çuar në 104 numrin e shteteve që e njohin realitetin ballkanik. Njohja nga ky shtet është konfirmuar në mbrëmje nga Ministra e Punëve të jashtme nëpërmjet një njoftimi për media.   

Ministria e Punëve të Jashtme e Republikës së Kosovës, përmes Konsullatës së Përgjithshme në Nju Jork, ka pranuar notën verbale të njohjes së Kosovës nga Republika e El Salvadorit”, thuhet në njoftim.

Në notë verbale, Ministria e Punëve të Jashtme e El Salvadorit e informon ministrin e Punëve të Jashtme të Kosovës, Enver Hoxhaj, për vendimin e njohjes.

Në kuadër të lobimit për përmbylljen e procesit të njohjeve për Kosovën, ministri Hoxhaj gjatë tre vjetëve të fundit ka zhvilluar disa vizita në Amerikën Latine dhe Qendrore, ku ka takuar përfaqësuesit e lartë të shteteve të kësaj pjese të botës.

Arritja e notës verbale nga El Salvadori ka formalizuar njohjen e Kosovës nga ky shtet, që shtrihet në Amerikën Qendrore dhe ka mbi gjashtë milionë banorë.