Kosova
“Ekziston një mënyrë për anëtarësimin e Kosovës në BE”, thotë Ish-presidenti i KiE
"Anëtarësimi në BE është rruga më e mirë për të normalizuar marrëdhëniet mes dy vendeve si dhe për uljen e tensioneve"
Ish-presidenti i Këshillit Europian, Charles Michel ka zhvilluar një intervistë në “Inside Albania Podcast” me Alice Taylor me ç`rast ka folur lidhur me marrëdhëniet mes Kosovës dhe Serbisë dhe rrugës së tyre drejt BE-së.
Sipas tij anëtarësimi në BE është rruga më e mirë për të normalizuar marrëdhëniet mes dy vendeve si dhe për uljen e tensioneve.
“Unë me sinqeritet ndjej se mjeti më i fortë është anëtarësimi në BE. Dhe nëse duam që Kosova dhe Serbia te jenë të guximshme në nivel të brendshëm, sepse e di që si në Kosovë, ashtu edhe në Serbi, ekziston nevoja për t’i bindur qytetarët se zgjedhjet që po bëhen janë zgjedhjet më te mira për ta.
Mendoj se mënyra më e mirë për t’i bindur njerëzit është qё ata udhëheqës dhe ato shoqëri ta kenë ketë perspektive anëtarësimi. Sepse ky anëtarësimi, sipas meje, është mënyra më e mirë për të zbutur tensionet, për të normalizuar marrëdhëniet dhe për të zhvilluar një agjendë më pozitive të orientuar drejt së ardhmes”, u shpreh Michel.
E-Diaspora
-
Leyla Ibrahimi-Salahi uron udhëtarët: “Na pret një 2026 plot risi” CEO e Air Prishtinës, Leyla Ibrahimi-Salahi, ka uruar të gjithë udhëtarët dhe partnerët për festat e... -
Traditë shqiptare e Krishtlindjes që ndriçon një lagje zvicerane -
Fehmi Mahalla: Nga Ferizaj në Lozanë, kampion dhe trajner i kampionëve -
Studentët shqiptarë në Zvicër në takim me Ambasadën e Shqipërisë në Bernë për Ditën Kombëtare të Diasporës -
Emigruan për një jetë më të mirë, familja shqiptare fle në rrugët e Francës
Jeta në Austri
-
Sulmohet me armë xhamia e shqiptarëve në Austri Mbrëmjen e kaluar, rreth orës 23:55, persona të panjohur kanë sulmuar hyrjen e xhamisë shqiptare në... -
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste









