CH-Ballkani
Ekstremizmi i dhunshëm fetar asnjëherë nuk ka qenë pjesë e shqiptarëve*
Kosova përgjatë këtyre 16 viteve të pasluftës, duket se ka qenë një fushë e lirë eksperimentimeve të ndryshme, në të cilën shumë qarqe dhe organizata të ndryshme vendore dhe ndërkombëtare, kanë lëvruar dhe mbjellë fara të ndryshme me përmbajtje fetare, frytet e të cilave kemi filluar t`i vjelim dhe t`i hamë tani, ca më shumë e ca më pak, ndërsa shija e shumë prej tyre po na del të jetë bukur e ithët.
Ekstremizmi i dhunshëm fetar, për të cilin kemi filluar të flasim viteve të fundit, asnjëherë nuk ka qenë pjesë e shoqërisë kosovare dhe as shqiptare në përgjithësi. Shqiptarët, pa dallim feje, edhe në luftërat e tyre më të ashpra kundër okupatorëve, nuk kanë përdorur as hënën e as kryqin si simbol të tyre të rezistencës.
Ndryshe, ekstremizmi si fenomen, nuk është diçka e panjohur në botën e sotme bashkëkohore. Për mos vigjilencën dhe për gabimet tona që ne i bëjmë, si udhëheqës fetar dhe shtetëror, ai ka filluar të marr përmasa edhe në botën e civilizuar perëndimore, i cili po që se vazhdon të jetë në rritje, pasojat do të jenë tragjike për të gjithë.
Në Kosovë si dhe më gjerë në rajon, gjithnjë po flitet për ekstremizmin fetar, por më së shumti të atyre që thirren në emër të Islamit, mirëpo, rrallëherë apo fare hiq, nuk përmendet edhe ekstremizmi i komuniteteve tjera fetare, i cili heshtazi është duke u rritur, ku më shumë e ku më pak.
Çfarë duhet të bëjmë, kush mund t’a parandalojë atë, cilat janë hapat të cilët ne duhet t`i ndërmarrim në parandalimin e tij, janë pyetje të cilat kërkojnë përgjigje dhe veprime adekuate e konkrete nga të gjithë ne.
Për të tilla pyetje realisht jemi shumë të vonuar.
Rolin kyç në parandalimin e urrejtjes dhe ruajtjes së vlerave të mirëfillta fetare në mesin tonë, si edhe kudo tjetër, e luajnë padyshim gjithë prijësit fetar të të gjitha komuniteteve pa dallim.
Ata, para së gjithash duhet të vetëdijsojnë qytetarët dhe besimtarët mbi të drejtën dhe lirinë fetare të çdo individi, duke mënjanuar dhe flakëruar çdo element grindës dhe acarues me ngjyrë fetare.
Me që i takojë komunitetit më të madh fetar në vend, dua të jem edhe vetëkritikë. Ne, gjatë këtyre viteve nuk e kemi kryer detyrën e duhur për çfarë kemi qenë përgjegjës. Një rolë shumë më të madh në parandalimin e rrymave me ideologji të ngurtë dhe devijonte, pse jo edhe afetare, kryesuesit e udhëheqjes fetare në vendin tonë, po të ishin vigjilent dhe të vetëdijshëm në kohë, do të mund t`a bënin punë shumë më efektive në këtë drejtim.
Gabimi i bërë deri më tani, duhet të jetë reflektim për një përgjegjësi tonën më të lartë në të ardhmen.
Mjaftë kemi probleme tjera, prandaj ky fenomen më së paku i duhet vendit tonë dhe shoqërive në përgjithësi.
Dr. Xhabir Hamiti
(Pikëpamjet e shprehura në këtë kronikë shprehim mendimet e autorit dhe nuk reflektojnë domosdoshmërisht mendimet e redaksisë)
* Pikëpamjet e shprehura në këtë kronikë shprehim mendimet e autorit dhe nuk reflektojnë domosdoshmërisht mendimet e redaksisë.
E-Diaspora
-
Suedi
Mbrëmje festive në Stockholm: “Jehona” bashkon shqiptarët për Ditën e Pavarësisë Pavarësia e Kosovës festohet në Stockholm nga Shoqata “Jehona”... -
Baden
Baden-Austri: SHKA „17 Shkurti“ organizon të shtunën koncert për Pavarësinë e Kosovës -
Gjermani
Fatlume Bunjaku, zëri i ri i kinematografisë kosovare në skenën evropiane -
Pianisti kujton në sheshin e Mynihut fëmijët e vrarë gjatë luftës në Kosovë -
Komuniteti Mysliman Shqiptar në Zvicër uron muajin e Ramazanit
Jeta në Austri
-
Vjena rrit ndihmën për të pastrehët gjatë stuhisë dimërore Vjena zgjeron strehimoret për të pastrehët gjatë reshjeve të dendura të borës dhe nxit përdorimin e... -
Baden
Baden-Austri: SHKA „17 Shkurti“ organizon të shtunën koncert për Pavarësinë e Kosovës -
I papunë në pushime, AMS me gjoba të ashpra -
Vjenë
Ministrja Spiropali e ftuar nderi në mbrëmjen tradicionale të Operës në Vjenë -
75,000 euro të marra nga kasaforta në Vjenë, vjedhja e shpikur












