Bota
Ekstradohen dy persona për sulmet në Paris
Gjermania ekstradoi të hënën në Belgjikë një boshnjak të kërkuar për lidhje të dyshuara me sulmet terroriste në Paris, më 2015.
Zëdhënësi i prokurorisë në qytetin Naumburg, Klaus Teëes, tha se 39-vjeçari, i dyshuar për sigurimin e armëve për sulmuesit, “u ekstradua këtë mëngjes”.
Autoritetet gjermane njoftuan muajin e kaluar për arrestimin e tij në natën midis 19 dhe 20 qershorit, në bazë të një urdhëarresti evropian të lëshuar nga autoritetet belge.
Sulmet në Paris, në nëntor të vitit 2015, lanë të vrarë 130 njerëz.
Grupi militant Shteti Islamik, i cili atëbotë kontrollonte territore të mëdha në Siri dhe Irak, e mori përgjegjësinë për sulmet, të cilat dyshohet se u koordinuan nga Brukseli.
Shteti Islamik e mori përgjegjësinë edhe për sulmet vetëvrasëse në Bruksel, në mars të vitit 2016, të cilat lanë 32 njerëz të vrarë.
E njëjta qelizë e Brukselit besohet se ka ndihmuar në organizimin dhe kryerjen e sulmeve terroriste në të dyja qytetet, shkruan REL, përcjell Albinfo.ch.
E-Diaspora
-
Merita Pinta, një zonjë e fortë, me shumë merita Ka themeluar dhe drejton një kompani me dy shtëpi për të moshuar. Albinfo.ch e ka zgjedhur... -
Majorja e Policisë së Kosovës diplomon nga Akademia Kombëtare e FBI-së -
Elina Duni, Ambasadorja e Xhazit Modern: Fituesja e Swiss Jazz Award 2025 -
Suzanna Shkreli kandidon për Sekretare Shteti në Michigan -
Kurti sot, Abdixhiku nesër: takime në Zvicër për të kërkuar votat e mërgatës
Jeta në Austri
-
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja Strategjia e zbuluar e SHBA-së nën drejtimin e Trumpit e liston Austrinë midis vendeve që Uashingtoni... -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste -
Piloti austriak bën ulje emergjente afër kufirit me Italinë










