Lajme
Ekstradimi i Nuhiut në Serbi nuk është përfundimtar
Nuk bëhet fjalë për vendim të Gjykatës Federale, që është instanca më e lartë e gjyqësisë zvicerane por për Gjykatën Penale Federale
Për ekstradimin në Serbi të ish-ushtarit të UÇK-së, Shemsi Nuhiut ka vendosur Gjykata Penale Federale në Bellinzona të Zvicrës.
Por kjo nuk është instanca e fundit e gjyqësisë në Zvicër. Lajmin për albinfo.ch e kanë konfirmuar avokatët dhe familjarët e Shemsiut.
Vëllai i Shemsi Nuhiut thotë se në rastin e vëllait të tij nuk bëhet fjalë për vendimin e Gjykatës Federale me seli në Lozanë, që është instanca më e lartë e gjyqësisë zvicerane por për Gjykatën Penale Federale që ka selinë në Bellinzona.
“Vendimi negativ nuk mund të thuhet se është përfundimtar, sepse ne e kemi afatin tonë brenda të cilit do ta ushtrojmë ankesën dhe e kemi edhe adresën ku do ta bëjmë këtë ankesë: ajo është Gjykata Federale e Zvicrës, ajo në Lozanë”, sqaron Sherif Nuhiu për albinfo, atë që e quan keqkuptim ose keqinterpretim të medieve zvicerane që dhanë lajmin.
Ndërkohë po vazhdon grumbullimi i nënshkrimeve për një peticion i cili do të sensibilizonte autoritetet zvicerane që të mos e bëjnë ekstradimin e Shemsi Nuhiut në Serbi.
Kjo, për faktin se, siç thonë në Komitetin kundër ekstradimit, në radhë të parë nuk ka dëshmi për krime të kryera nga i apostrofuari dhe veç kësaj, për arsyen se shteti serb nuk mund të merret si palë e paanshme në një proces të tillë.
Peticioni me mijëra nënshkrime të mbledhura në tërë Zvicrën do t’i dorëzohet shumë shpejt zyrës së ministres zvicerane të Drejtësisë Simonetta Sommaruga. Prandaj, sipas anëtarëve të Komitetit, edhe më tutje qytetarët mund të reagojnë përmes peticionit, kundër një vendimi eventual të institucioneve zvicerane në favor të kërkesës së autoriteteve serbe.
Bëhet e ditur nga anëtarët e Komitetit se peticionin nuk e kanë nënshkruar vetëm shqiptarët por edhe nacionalitetet tjera në Zvicër.
Njohës të sistemit të drejtësisë së Zvicrës thonë se sipas Kodit Penal të Zvicrës cilindo person me qëndrim në këtë vend, i cili dyshohet për krime lufte, Zvicra, në bazë të konventave ndërkombëtare është e detyruar ta gjykojë në vendin ku jeton, pra në Zvicër. Me këtë rast nëse për Shemsi Nuhiu, në rast se ekzistojnë dyshimet e bazuara, mund t`i bëhet gjykimi edhe në Zvicër.
Më 14 prill autoritetet zvicerane kanë arrestuar shtetasin e Kosovës Shemsi Nuhiun me prejardhje nga Lugina e Preshevës dhe me qëndrim të rregullt në Vevey, kantoni Valis.
Arrestimi i tij është bërë duke u bazuar në një aktakuzë të autoriteteve të Serbisë dhe ajo e ngarkon atë për krime lufte, të kryera, sipas saj, në Kosovë. (B.SH & S.T)
E-Diaspora
-
Amerikë/Shqipëri
Talent shqiptar nga Amerika që po sjell ventrilokizmin në skenën shqiptare Nikolas Bushi, artisti nga diaspora që promovon ventrilokizmin... -
Mynih
Zamira Gashi, juristja shqiptare që po ndërton karrierë të suksesshme në Mynih -
Orë letrare në Cyrih për Ditën e Pavarësisë së Kosovës -
RAI Calabria i jep zë identitetit arbëresh përmes dokumentarëve -
Samiti i Diasporës Shqiptare rikthehet me edicionin e katërt
Jeta në Austri
-
Austri: Këto cigare po bëhen më të shtrenjta Në shkurt, qeveria do të heqë taksën e duhanit. Disa çmime u rritën që në janar,... -
Hendeku buxhetor i Vjenës për vitin 2025 u reduktua në 2.8 miliardë euro -
Studimi: Të rinjtë në Austri përdorin më pak mediat sociale, rritet përdorimi i chatbot-eve me inteligjencë artificiale -
Vjena planifikon shtëpi të mbyllura në grup për shkelësit e përsëritur nën moshën 14 vjeç -
Austri
Rinesa Salijaj nga Istogu, kandidate për Asamble Komunale në St.Pölten të Austrisë










