Ekspozita
Ekspozitë për Michael Jackson në Gjermani, përkundër akuzave për abuzim
Derisa radiot anembanë botës kanë ndaluar transmetimin e muzikës së Michael Jacksonit, një muze në Gjermani ka vendosur të hapë ekspozitën e re për Mbretin e muzikës pop, transmeton albinfo.ch.
Ekspozita “Michael Jackson: On The Wall” është hapur të premten në muzeun e artit në Bonn të Gjermanisë.
Koleksioni përfshin diku 100 vepra arti nga 70 artistë të ndryshëm, përfshirë David LaChapelle dhe Andy Warhol. Premiera e ekspozitës ka ngjallur debat nëse është mirë që këngëtari i ndjerë të vazhdojë të nderohet pas transmetimit të dokumentarit “Leaving Neverland” që shpërfaq akuza për abuzim me fëmijë.
Dokumentari ka shkaktuar kritika të mëdha ndaj trashëgimisë së Jacksonit dhe disa radio të njohura kanë ndaluar transmetimin e muzikës së tij, ndërsa shumë statuja të tij janë rrëzuar nëpër botë.
Shtëpia e njohur e modës “Louis Vuitton” ka hequr nga raftet koleksionin verë 2019 që kishte frymëzim Michael Jacksonin. Familja e këngëtarit e ka cilësuar gënjeshtër dokumentarin dhe ka thënë se Mbreti i popit është 100 % i pafajshëm.
Të ngjashme
Të tjera nga Ekspozita
E-Diaspora
-
“Dita e Gruas dhe Demokracia”, art dhe debat për 8 Marsin, Ditën e Gruas Aktorja e njohur shqiptare Liri Lushi do të interpretojë rolin e Donika Kastriotit, figura dhe legjenda,... -
Nxënësit e Shkollës Shqipe e madhështojnë Akademinë solemne për Adem Demaçin -
Valdete Hoti, kur humanizmi shndërrohet në mision jete -
Ortopedi shqiptar Dr.Leonard Ndue, në shërbim të mijëra pacientëve në Vjenë -
Hapet shkolla shqipe në Lubjanë për fëmijët e diasporës
Jeta në Austri
-
Vjenë: Ndryshim i rregullave të parkingut, ministria del me njoftim Në Vjenë, monitorimi i hapësirave të parkimit do të rirregullohet – në të ardhmen, përgjegjës do... -
Ortopedi shqiptar Dr.Leonard Ndue, në shërbim të mijëra pacientëve në Vjenë -
Martesat dhe divorcet shënuan rënie në Austri gjatë vitit 2025 -
Austri
Nuk u vlerësua nga juria, por kënga e Sidrit Vokshit bëhet hit ne Austri -
Vjena rrit ndihmën për të pastrehët gjatë stuhisë dimërore














