Lajme
Ekspozitë në Braunschweig, identiteti dhe arti kosovar në skenën gjermane
Arti bashkëkohor i Kosovës prezantohet në Gjermani
Në qytetin Braunschweig të Gjermanisë po hapet një ekspozitë e veçantë që sjell në skenë krijimtarinë bashkëkohore nga artistët e rinj të Kosovës, shkruan albinfo.ch.
Me titullin “But you, yourself, with your own hand must open this door”, ekspozita paraqet një udhëtim artistik që eksploron identitetin, përkatësinë dhe historinë personale.
Kjo ngjarje kulturore organizohet me pjesëmarrjen e artistëve:
Edona Ademi, Djellza Azemi, Anjesa Dellova, Enver Hadzijaj, Blerta Haziraj, Brilant Milazimi, Leart Rama, Abi Shehu dhe Dardan Zhegrova, krijues të rinj që po shënojnë sukses në skenën ndërkombëtare të artit.
Hapja zyrtare e ekspozitës do të bëhet më 05 dhjetor 2025, ora 19:00, në Kunstverein Braunschweig, Gjermani
Vlen të theksohet se ekspozita do të jetë e hapur deri më 22 shkurt 2026
Ambasadori i Kosovës në Gjermani, Faruk Ajeti, është shprehur me entuziazëm për këtë prezantim të artistëve tanë në një nga institucionet prestigjioze të artit në Gjermani, duke theksuar rëndësinë e promovimit të kulturës dhe kreativitetit të rinisë kosovare në arenën evropiane.
Ekspozita premton një përvojë të thellë vizuale dhe reflektive për të gjithë vizitorët, duke sjellë në një hapësirë të përbashkët historitë personale dhe kolektive të krijuesve të rinj që sfidojnë kufijtë e shprehjes artistike./Albinfo.ch

E-Diaspora
-
Hamburg
Promovohet libri “Skënderbeu – Një hero arbëror i Evropës” më 7 shkurt në Hamburg Shoqata “Trojet e Arbrit” dhe partnerët shqiptarë organizojnë një event historik me Prof. Dr. Oliver Jens... -
Diaspora
Diaspora rrit të ardhurat e Kosovës +4% më shumë në vitin 2025 -
Itali
Brilant Milazimi përfaqëson Kosovën në Bienalen e Venecias 2026 -
Toronto
Shqiptarja nga diaspora drejt Olimpiadës Dimërore 2026 me flamurin kuqezi -
Amerikë
Inxhiniera shqiptare në Amerikë arrin majat e industrisë kimike
Jeta në Austri
-
Hendeku buxhetor i Vjenës për vitin 2025 u reduktua në 2.8 miliardë euro Vjena pret që deficiti buxhetor i vitit 2025 të arrijë në total 2.8 miliardë euro, 1... -
Studimi: Të rinjtë në Austri përdorin më pak mediat sociale, rritet përdorimi i chatbot-eve me inteligjencë artificiale -
Vjena planifikon shtëpi të mbyllura në grup për shkelësit e përsëritur nën moshën 14 vjeç -
Austri
Rinesa Salijaj nga Istogu, kandidate për Asamble Komunale në St.Pölten të Austrisë -
Pranon fajin në tërësi: Tre vjet e gjysmë burg për kosovarin











