E-Diaspora
Ekspozitë më punimet e kosovarëve, edhe në Bernë të Zvicrës

Ekspozita “Bashkëjetesa natyrore dhe kulturore” do të hapet edhe në Ambasadën e Kosovës në Bernë, më 1 shkurt 2019.
Projekti arsimor dhe kulturor është kombinimi i pikave të ndryshme.
Thelbi i ekspozitës është vepra arti “Qyteti i ri” i Kodrës, i rrethuar me imazhe nga gara fotografike kombëtare për Trashëgiminë Kulturore e organizuar nga Ministria e Punëve të Jashtme dhe Muzeu Kombëtar i Kosovës në Prishtinë, përcjell albinfo.ch.
Këto punime janë krijuar gjatë një punëtorie “Projekti ekologjik i artit” në Muzeun Kombëtar të Kosovës në bashkëpunim me SOS fshatin e fëmijëve, Shoqatën Kombëtare të Autizmit gjithashtu edhe me piktura nga shkolla e artit “ Adem Kastrati”, Gjilan dhe komunitete pakicë përfshirë komunitetin rom.
Ekspozita “Bashkëjetesa natyrore dhe kulturore” ishte hapur edhe në hapësirën e Parlamentit Evropian, në Strasburg.
Ekspozita në Bernë është realizuar nga Qeveria e Republikës së Kosovës, Ambasada e Kosovës në Bernë, Muzeu Kombëtar i Kosovës dhe Ambasada e Zvicrës në Kosovë.
Ambasada e Kosovës në Bernë, ekspozitën e hapë në bashkëpunim të drejtpërdrejtë me “Swiss Foundation Ibrahim Kodra”.
Të ngjashme
Të tjera nga E-Diaspora
E-Diaspora
-
Me helikopterë privatë nga Zvicra në Shqipëri dhe Kosovë Pas muajsh përgatitje, filloi aventura unike me tre helikopterë privatë, me synim të veçantë: të prekin...
-
AES fuqizon rolin e diasporës në teknologji dhe siguri
-
Gati 1 milion pasagjerë vetëm në muajin qershor, në Aeroportin e Tiranës
-
VLEN: Deklarata e Ali Ahmetit për regjistrimin është skandal, mërgata meriton përgjigje
-
Gjermani: Mërgimtari keqtrajton 17 vjeçaren nga Kosova
Jeta në Austri
-
Austria pritet të përballet me një valë të nxehti Pasi pjesa më e madhe e Evropës ka qenë në vapë të madhe, Austria është gati...
-
Austri: Prej 1 korrikut, kosto më të larta për këto shërbime
-
Austria do dyfishojë fondet për shëndetin mendor në shkolla pas tragjedisë në Graz
-
Rritje e interesimit për studimet mjekësore në Austri
-
Zjarr i madh në impiantin e riciklimit në Tirolin Lindor