Bota
Ekspozitë e së kuqes së nxjerrë nga insektet
Rreth 75 vepra arti nga koleksionet vendore e ndërkombëtare e që u takojnë artistëve si Tintoretto, Turner, Renoir dhe Van Gogh janë prezantuar në muzeun e Meksiko Sitit.
Veprat janë prezantuar në ekspozitën që i dedikohet përdorimit të ngjyrës së kuqe të siguruar nga insektet meksikane, përcjell albinfo.ch.
E titulluar e kuqe meksikane, e hapur deri më 4 shkurt në këtë ekspozitë janë pikturat për të cilat përdorej ngjyra e kuqe e siguruar nga materiali i papërpunuar që vjen nga insekti i njohur si koçinel parazitë ky i vogël që ushqehet me lule kaktusi dhe kultivohej në Meksikë.
Ky pigment përndryshe ishte një prej produkteve më të eksportuara nga shteti pas argjendit. Nga Meksika dërgohej në Spanjë e nga aty në gjithë botën.
Evropa ishte posaçërisht e mrekulluar nga ngjyra dhe përdorej në shumë fusha nga arti deri te tekstili apo statujat në pallatet mbretërore në Francë e Spanjë.
Dhe para ekspozitës të gjitha pikturat janë kontrolluar nga ekspertët për t’u siguruar që ato vërtet e përmbajnë këtë ngjyrë. Kjo ngjyrë merret zakonisht nga acidi i insektit femër dhe me aditivë ngjyra e kuqe varion. Kjo teknikë përdoret edhe në ditët e sotme.
E-Diaspora
-
Fjolla dhe Ardiana prezantojnë “Vajzë”, një urë mes Kosovës dhe Zvicrës “Vajzë”: Moda si urë mes kulturave... -
USA
Kur ëndrrat nuk njohin kufij, rrugëtimi akademik i Albulena Ukës -
Në Stokholm, Lea Ypi sjell rrëfimin e ri mbi lirinë dhe identitetin shqiptar -
Në Berlin u prezantua romani “ë” i autores Jehona Kicaj -
Marigona nis postdoktoraturën si Fulbright Visiting Scholar në Los Angeles
Jeta në Austri
-
Rita Ora gati ta ndezë atmosferën në hapjen e sezonit dimëror në Austri Rita Ora gati për skenën e madhe në Alpet austriake... -
Nëntë në dhjetë familje austriake përballen me vështirësi në kostot e energjisë -
Austri: Debatohet zgjatja e limitit prej 200 eurosh për orët shtesë pa taksa -
Çmimet e shtëpive familjare në Austri rriten me 2.2% në fillim të vitit 2025 -
Kërkesat për azil në Austri bien me 32% në vitin 2025










