E-Diaspora
Ekspozita “Mendoj për ty” hapet të shtunën në Vjenë
"Ekspozita ka për qëllim solidarizimin e të gjithë neve me gratë e dhunuara në botë e veçanërisht në Kosovë”
Në kuadër të Javëve të Kulturës Shqiptare në Austri, të shtunën do të hapet ekspozita “Mendoj për ty” e artistes Alketa Mripa – Xhafa e cila do të jetë një ekspozitë ndryshe nga ato që deri më tash kemi parë:
Kjo ekspozitë duket se do të mbledhë numër të madh të bashkatdhetarëve tanë që jetojnë në Austri, njofton “albinfo.ch”.
“…Besoj se tashmë e dini se me datën 23 nëntor 2019 kemi me e prezantuar ekspozitën “Mendoj për ty” të Alketa Mripa – Xhafa. Ekspozita ka për qëllim solidarizimin e të gjithë neve me gratë e dhunuara në botë e veçanërisht në Kosovë”, ka thënë Ermal Vejsa, anëtar i Këshillit Koordinues të Shoqatave Shqiptare në Austri.
Realizimi i kësaj ekspozite ka kërkuar edhe bashkëpunimin e bashkatdhetarëve tanë të cilët kanë dhuruar për një kohë të shkurtër garderobe të tyre, kryesisht fustane dhe funde. Në këtë mënyrë, duke dhuruar veshjet e tyre ata/ato do të bëhen pjesë e kësaj ekspozite.
Fustanet do të ekspozohen në ambientin e hapur në parkun e Europahaus dhe më pas ato veshje do të dhurohen tek “Kryqi i Kuq” apo “Caritas”.
Hapja e ekspozitës bëhet duke filluar nga ora 18.00
(Adresa: Europahaus, Linzerstrasse 429, 1140 Vjenë).
Të ngjashme
Të tjera nga E-Diaspora
E-Diaspora
-
Majorja e Policisë së Kosovës diplomon nga Akademia Kombëtare e FBI-së Ceremonia e diplomimit u mbajt në Akademinë e FBI-së në Quantico, Virxhinia, Shtetet e Bashkuara të... -
Elina Duni, Ambasadorja e Xhazit Modern: Fituesja e Swiss Jazz Award 2025 -
Suzanna Shkreli kandidon për Sekretare Shteti në Michigan -
Kurti sot, Abdixhiku nesër: takime në Zvicër për të kërkuar votat e mërgatës -
Vonesë në votimin me postë për diasporën
Jeta në Austri
-
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja Strategjia e zbuluar e SHBA-së nën drejtimin e Trumpit e liston Austrinë midis vendeve që Uashingtoni... -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste -
Piloti austriak bën ulje emergjente afër kufirit me Italinë












