Kosova
Ekspertja zvicerane Peters: Ndërhyrja si në Kosovë është shumë problematike
Ekspertja e të drejtës ndërkombëtare, gjermano-zviceranja Anne Peters, e cila më së tepërmi merret me fushën e të drejtave të kombeve, ka analizuar konfliktin sirian për median gjermane "heute.de".
Fillimisht ajo thotë se e “vërteta” është “viktima e parë” e një lufte dhe këtu nënkupton për qëndrimet katërcipërisht të ndryshme mes Rusisë dhe Perëndimit sa i takon pyetjes se kush e kreu sulmin kimik në Duma: regjimi i Assadit ose ishte skenar për të sulmuar Sirinë.
Në pyetjen nëse në Siri a do ishte e nevojshme një “ndërhyrje humanitare”, ajo përgjigjet:
“Në të drejtën e kombeve nuk ka ndonjë arsye për ndërhyrje humanitare me një intervenim ushtarak. Por në konfliktin e Kosovës 1999 ndodhi një ndërhyrje ushtarake pa mandatin e Këshillit të Sigurimit dhe nga NATO u paraqit si intervenim humanitar. Kjo ama shihet si një thyerje e ligjit ndërkombër. Në anën tjetër duhet të kujtojmë që në 1994 në Ruanda ndodhi gjenocid përpara syve të botës dhe Kombet e Bashkuara nuk ishin të gatshme të marrin ndonjë vendim. Më pas u tha: diçka e tillë nuk duhet të ndodhë kurrë! Pas ndërhyrjes në Kosovë, në kuadër të OKB u përpunua një koncept për përgjegjësinë e mbrojtjes, e ashtuquajtura “responsibility to protect”. Nuk është më çështja nëse shtetet e jashtme lejohen të ndërhynë, por nëse ata duhet,” tha ajo, përcjell albinfo.ch.
Ky koncept më pas u përdor në Libi 2011, por Kina dhe Rusia bënë me dije se nuk do tolerojnë që ajo të përsëritet, dhe tani ndodhemi në Siri.
“Në Siri kanë ndodhur krime të dokumentuara nga 2011. Mbase bashkohen një sërë shtetesh me udhëheqje të SHBA për të sulmuar Sirinë, si atëherë në Kosovë – duke u thirrur në arsyet e moralit të lartë. Por kjo tani është shumë problematike,” tha në fund ekspertja e të drejtës ndërkombëtare, Anna Peters.

Të tjera nga Kosova
E-Diaspora
-
Bern: Event mbi integrimin përmes punës dhe ndërmarrësisë Më 28 mars 2026, në ambientet e Ambasadës së Republikës së Kosovës në Bern, mbahet një... -
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ -
Kuzhina shqiptare në qendër të festimeve frankofone në Suedi -
Erjon Tasholli, ylli i ardhshëm i futbollit evropian -
Japoni
Edisa Shoshi diplomon në Master në Universitetin e Tokios
Jeta në Austri
-
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ Konferenca “Kosova në BE” në Parlamentin Austriak shënon 27 vjetorin e ndërhyrjes humanitare të NATO-s në... -
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik -
Austri: Kosovarja shkakton aksident me makinë, lëndohet rëndë çiklistja -
Janë nisur drejt Kosovës trupat e viktimave nga aksidenti në Vjenë













