Lajme
Ekspertja zvicerane e shëndetit: Rastet me Covid “dyfishohen çdo dy javë”
Ka pasur një rritje të konsiderueshme të infeksioneve të reja të koronavirusit në Zvicër – gati 3,000 raste u raportuan të martën, kurse mbi 4 mijë të mërkurën.
“Ato dyfishohen çdo dy javë”, sipas Virginie Masserey, drejtuese e seksionit të kontrollit të infeksionit në Zyrën Federale të Shëndetit Publik.
Vetëm pak javë më parë, Zvicra regjistroi më pak se 1000 raste ditore, por situata epidemiologjike u përkeqësua me ardhjen e motit të ftohtë, i cili i shtyu njerëzit brenda, ku virusi përhapet më shpejt.
Gjithashtu, “gati një milion njerëz në Zvicër janë ende të pavaksinuar”, tha Masserey, shkruajnë mediat zvicerane, përcjell albinfo.ch.
Megjithatë, numri i pranimeve në spital të lidhur me Covid nuk po rritet aq shpejt sa ai i rasteve të reja. “Situata në kujdesin intensiv është e qëndrueshme”, tha Masserey, që do të thotë se, të paktën për momentin, sistemi i kujdesit shëndetësor në Zvicër nuk është në prag të ngopjes.
Të ngjashme
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Bern: Event mbi integrimin përmes punës dhe ndërmarrësisë Më 28 mars 2026, në ambientet e Ambasadës së Republikës së Kosovës në Bern, mbahet një... -
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ -
Kuzhina shqiptare në qendër të festimeve frankofone në Suedi -
Erjon Tasholli, ylli i ardhshëm i futbollit evropian -
Japoni
Edisa Shoshi diplomon në Master në Universitetin e Tokios
Jeta në Austri
-
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ Konferenca “Kosova në BE” në Parlamentin Austriak shënon 27 vjetorin e ndërhyrjes humanitare të NATO-s në... -
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik -
Austri: Kosovarja shkakton aksident me makinë, lëndohet rëndë çiklistja -
Janë nisur drejt Kosovës trupat e viktimave nga aksidenti në Vjenë













