Lajme
Eksperti zviceran: Virusi britanik, jo aq i rrezikshëm, e kanë dramatizuar
"Rreziku duhet marrë seriozisht, por ai megjithatë është mbi-dramatizuar", ka thënë të enjten mjeku i kantonit të Bazelit Thomas Steffen
Mjeku i kantonit të Bazelit Thomas Steffen tërheq vërejtjen kundër “skenarëve të tmerrit” që propagohen lidhur me mutacionin e ri të virusit. Ky variant, sipas një studimi të ri nga Universiteti i Oksfordit nuk është aq ngjitës sa mendohej, shkruan gazeta Tages Anzeiger.
Por, në Zvicër ekziston tashmë një frikë nga virusi i mutuar. Testet masive në St. Moritz dhe në një shkollë fillore në Basel, e cila tani po kalon edhe në mësimin në distancë (online), janë vetëm pak nga treguesit e kësaj frike.
Aty ku zbulohet mutacioni i koronavirusit nga MB, bëhet çdo përpjekje për të izoluar rastet dhe për të ndaluar përhapjen e mëtejshme të mutacionit b117. Këshilli Federal madje ka justifikuar nevojën për masat e reja që kanë hyrë në fuqi që nga e hëna, pikërisht duke u mbështetur në rrezikun nga “varianti shumë ngjitës” i virusit.
“Rreziku duhet marrë seriozisht, por ai megjithatë është mbi-dramatizuar”, ka thënë të enjten mjeku i kantonit të Bazelit Thomas Steffen në “Tages Anzeiger”.
Specialisti i mjekësisë parandaluese konsideron se numri i rasteve do të vazhdojë të bjerë në javët e ardhshme, që do të thotë se virusi i mutuar vështirë se do të arrijë masën kritike të nevojshme për të ngarkuar sistemin e kujdesit shëndetësor deri në kufijtë e tij të kapacitetit, transmeton albinfo.ch. Alarmizmi nuk ka vend këtu!
“Kjo mund të shkaktojë lodhje tek njerëzit, gjë që provokon tension të padëshiruar dhe kundër-reagime”, paralajmëron Steffen.
Inkurajim, edhe nga Anglia
Në fakt, numrat më të fundit të infeksioneve nga Anglia janë inkurajues. Po ashtu, një studim i ri nga Universiteti i Oksfordit, i cili ka bërë për herë të parë vlerësimin e të dhënave PCR , arrin në përfundimin se varianti i ri ka më shumë gjasa të jetë 35 për qind më ngjitës (se “i vjetri”) sesa 70 për qind, siç ishte paralajmëruar fillimisht.
Steffen nuk vë në dyshim shtrëngimin e masave, të vendosur pak ditë më parë nga Këshilli Federal, por thotë se mungon klasifikimi në komunikimin me autoritetet, përcjell albinfo.ch. Ai vetë është “optimist i matur”.
E-Diaspora
-
Vdekja e 19 vjeçarit shqiptar në Londër në vendin e punës, reagon familja e tij Familja e të ndjerit deklaroi se fakti që vdekja e tij ishte plotësisht e shmangshme e... -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik -
Granit Xhaka rrëfen sakrificat e familjes, -
Itali
Përplasje fatale në Itali: 30-vjeçari shqiptar qëllohet për vdekje pas një sherri -
Londër
Akademia Ballkanike e Pianos bëhet pjesë e sistemit prestigjioz Trinity College London
Jeta në Austri
-
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik Edhe disa ditë pas aksidentit tragjik në vendin e punës, ku humbën jetën tre kosovarë,... -
Austri: Kosovarja shkakton aksident me makinë, lëndohet rëndë çiklistja -
Janë nisur drejt Kosovës trupat e viktimave nga aksidenti në Vjenë -
Austri: Dialektet do të mësohen në kurset e reja të integrimit -
Aksidenti tragjik në Vjenë: Kompania e ndërtimit fshin gjurmët pas vdekjes së tre kosovarëve













