Lajme
Eksperti zviceran: Koronavirusi, më pak i rrezikshëm se gripi “normal” sezonal
Koronavirusi është më pak i rrezikshëm edhe se gripi sezonal. “Nuk duhet harruar se çdo vit në Zvicër vdesin disa qindra njerëz nga gripi “normal” sezonal. Deri më tani, 56 njerëz kanë vdekur nga virusi i koronës në të gjithë botën
Ndërkohë që pas lajmeve më të reja në mesin e popullatës në Zvicër ka filluar të përhapet njëfarë paniku nga koronavirusi, Beda M. Stadler, biolog i njohur, profesor emeritus dhe ish drejtor i Institutit të Imunologjisë në Universitetin e Bernës, e shikon gjithë këtë në mënyrë fare të shtendosur.
Stadler, duke folur për 20minuten.ch thotë se koronavirusi është më pak i rrezikshëm edhe se gripi sezonal. “Nuk duhet harruar se çdo vit në Zvicër vdesin disa qindra njerëz nga gripi “normal” sezonal. Deri më tani, 56 njerëz kanë vdekur nga virusi i koronës në të gjithë botën. Nëse do të ishte një virus me të vërtetë i rrezikshëm, numri i rasteve do të dyfishohej çdo ditë, transmeton abinfo.ch. Padyshim që nuk është një virus vrasës i ngjashëm me ata të skenave të filmave (netflix)”.
Ndërkaq lidhur me rrezikun e shtuar eventual dhe masat që duhet marrë ai thotë: “Nëse silleni normalisht higjenikisht – domethënë duke u kollitur “mbrapa bërrylave”, duke larë duart mjaftueshëm ndërsa personeli infermier duke vendosur një maskë të thjeshtë goje, nuk ka ndonjë rrezik të madh.
Ai thotë gjithashtu se nuk ka nevojë as për kontrollim në mënyrë sistematike të pasagjerëve në aeroporte dhe të personelit në fluturake, përcjell albinfo.ch. “Sidoqoftë, personeli, duhet të kujdeset për pasagjerët që bien në sy me kokë të skuqur dhe me kollë rëndë. Ata duhet parë nga afër”.
E-Diaspora
-
Bern: Event mbi integrimin përmes punës dhe ndërmarrësisë Më 28 mars 2026, në ambientet e Ambasadës së Republikës së Kosovës në Bern, mbahet një... -
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ -
Kuzhina shqiptare në qendër të festimeve frankofone në Suedi -
Erjon Tasholli, ylli i ardhshëm i futbollit evropian -
Japoni
Edisa Shoshi diplomon në Master në Universitetin e Tokios
Jeta në Austri
-
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ Konferenca “Kosova në BE” në Parlamentin Austriak shënon 27 vjetorin e ndërhyrjes humanitare të NATO-s në... -
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik -
Austri: Kosovarja shkakton aksident me makinë, lëndohet rëndë çiklistja -
Janë nisur drejt Kosovës trupat e viktimave nga aksidenti në Vjenë












