Shqipëria
Ekspertët zviceranë vlerësojnë objektet në Shqipëri
Ekipi përbëhet nga 15 specialistë nga Departamenti i Ndihmës Humanitare të Agjencisë Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim (SDC)
Qeveria zvicerane sjell misionin e parë në Shqipëri, i cili do të verifikojë dëmet dhe do të vlerësojnë stabilitetin e ndërtesave të dëmtuara pas tërmetit.
Menjëherë me të mbërritur në Shqipëri u ndanë në grupe dhe vizituan disa vendndodhje në Durrës, Laç dhe Thumanë.
Asistencë e menjëhershme u dha tek hotel “Lubjana” në Durrës, inxhinierët zvicerane kontrolluan stabilitetin e ndërtesës dhe këshilluan për mundësinë e shembjes për shkak të elementeve jo të qëndrueshëm që ka ndërtesa” thuhet në njoftimin e ambasadës zvicerane, shkruajnë mediat shqiptare, përcjell albinfo.ch.
Ekspertët e ardhur nga Zvicra filluan vlerësimin e nevojave për familjet e dëmtuara dhe në ditët në vazhdim misioni do të vendosë përparësitë dhe kohëzgjatjen e asistencës.
Ekipi përbëhet nga 15 specialistë nga Departamenti i Ndihmës Humanitare të Agjencisë Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim (SDC), mes tyre janë inxhinierë që vlerësojnë gjendjen e ndërtesave dhe ekspertë që vlerësojnë nevojat dhe planifikojnë veprimet në përgjigje të tyre.
Ekipi gjithashtu u takua me komisionet e emergjencës dhe autoritetet vendore në Durrës, Tiranë dhe Laç, dhe filluan vlerësimin e nevojave për familjet e dëmtuara. Në ditët në vazhdim misioni do të vendosë përparësitë dhe kohëzgjatjen e asistencës zvicerane. Furnizime, pajisje dhe artikuj jo-ushqimore pritet të mbërrijnë në ditët e ardhshme.
E-Diaspora
-
Elina Duni, Ambasadorja e Xhazit Modern: Fituesja e Swiss Jazz Award 2025 Zëri i saj ndërthur traditën shqiptare me universin bashkëkohor të xhazit. Albinfo.ch shpall Elina Dunin Personalitet... -
Suzanna Shkreli kandidon për Sekretare Shteti në Michigan -
Kurti sot, Abdixhiku nesër: takime në Zvicër për të kërkuar votat e mërgatës -
Vonesë në votimin me postë për diasporën -
Shqiptarët që shënuan vitin 2025 në Zvicër
Jeta në Austri
-
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja Strategjia e zbuluar e SHBA-së nën drejtimin e Trumpit e liston Austrinë midis vendeve që Uashingtoni... -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste -
Piloti austriak bën ulje emergjente afër kufirit me Italinë











