Lajme
Ekspertët të shqetësuar për variantin Delta: Mund të pësojë mutacione të tjera
Shqetësimi më i madh për variantin Delta, i identifikuar fillimisht në Indi, është jo se i sëmur njerëzit më shumë, por përhapet më lehtësisht duke rritur infektimet dhe hospitalizimetmes të pavaksinuarëve
Varianti Delta më i shpejti, më i forti, dhe më i jashtëzakonshëmi mes versioneve të koronavirusit, me të cilin bota është përballur ndonjëherë.
Keshtu thotë për Reuters ekspertja e lartë e sekuencës së genomit të virusit, Sharon Pecacok, e cila shprehet e alarmuar për mundësinë e mutacioneve të reja të variantit që po pushton botën.
“Rreziku më i madh për botën në këtë moment është thjesht Delta. Ai përbën një problem shumë të madh për vendet që nuk kanë një mbulim të mirë me vaksina pasi është më i transmetueshëm dhe mund ti shpëtojnë pjesërisht mbrojtes imunitare.”, shprehet ajo.
Delta ka treguar se redukton efektshmërinë e dozës së parë të vaksinave, por dy dozat vijojnë të sigurojnë mbrojtjes të lartë nga forma e rëndë e Covid-19.
“Mendoj se mund të përballemi me dy skenarë. I pari është se një variant i ri mund të shfaqet, icili është me i fortë e më i shpejtë se Delta. I dyti lidhet me mundësinë që Delta tëndryshojë, duke fituar aftësi të reja për ti shpëtuar mbrojtes imunitare.”
Deri sa të kenë në dispozicion më shumë të dhëna mbi transmetueshmërinë e variantit Delta, ekspertët thonë se maskat, distancimi social bashkë me vaksinimin masiv do të mund të nevojiten sërish.
E-Diaspora
-
Ambasadori britanik takon studentët kosovarë pas studimeve në Mbretërinë e Bashkuar Jonathan Hargreaves përgëzon të rinjtë që rikthyen aftësi unike dhe njohuri të avancuara për shoqërinë kosovare.... -
Itali
Tragjedi në Bolonjë: Vdes 12-vjeçari shqiptar pas rënies nga një dritare -
Gjermani
Petrit Halilaj prezanton ekspozitën “Një Operë Jashtë Kohës” në Gjermani -
Ekspozitë kushtuar jetës dhe veprës së Fehmi Aganit -
Pas 27 vjetësh: refugjatja dhe presidentja takohen sërish
Jeta në Austri
-
Udhëheqësit austriakë shtyjnë përpara reformën në shëndetësi Austria përshpejton bisedimet për reformën shëndetësore, duke synuar një drejtim të unifikuar të pacientëve dhe një... -
Gjermani
Lionela Jakaj në finalen e “The Voice Kids”, 14-vjeçarja shqiptare synon fitoren në Austri -
Afër Pashkëve, 8,300 lepuj ngordhin në trafikun rrugor në Austrinë e Poshtme -
Edhe Austria ndalon Rrjetet Sociale për fëmijët nën 14 vjeç -
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“














