Jeta në Zvicër

Ekspertët më të paguar në Zvicër

“Kienbaum” dhe “Handelszeitung” kanë bërë një vështrim në pagat e ekspertëve në Zvicër. Të dhënat janë të bazuara në anketat e pyetësorit për kompanitë e të gjitha madhësive dhe sektorëve, të plotësuara nga të dhënat nga projektet konsultuese të “Kienbaum”. Në raportin hetimor janë përfshirë 57.671 poste individuale nga 434 kompani dhe janë vlerësuar në tri nivele, të rinjtë, ekspertët dhe të moshuarit, shkruan albinfo.ch.

IT ende paguan më se miri në kompanitë zvicerane, ku marrin pagë më shumë se 130.000 franga vjetore, mund të ketë ndryshime në nivele më të ulëta të menaxhimit. Bankat, kompanitë e sigurimeve dhe industria e bioteknologjisë janë gjithashtu tradicionalisht në mesin e sektorëve më tërheqës financiarë. Krahasuar me këtë, pagat në fushën e inxhinierisë mekanike dhe industrisë së ndërtimit janë më poshtë. Sektorët e mediave, ushqimeve dhe furnizimit me energji po ashtu janë gjithnjë më pak të paguara.

Edhe qytetet dallojnë për nga pagat. Zürich, Gjenevë dhe Bazel dallojnë nga Ticino, Zvicra Lindore dhe Qendrore. Dallimet për të njëjtat profile profesionale janë deri në 16 mijë franga zvicerane në vit për specialistët. Dallimi midis Ticinos dhe Cyrihut rritet në 20 mijë franga zvicerane.