Lajme
Ekspertët në Zvicër kërkojnë një plan të ri energjetik për të shmangur rrezikun nga një ‘blackout’

Një ndërprerje e madhe e energjisë elektrike paralizoi pjesë të mëdha të Spanjës dhe Portugalisë. Ngjarja ka ngritur pyetje të rëndësishme për të ardhmen e energjisë – edhe në Zvicër. Ekspertët dhe politikanët, nga e majta në të djathtë, po kërkojnë rishikim të strategjive aktuale.
Ndërprerja në Barcelonë
Më 28 prill 2025, një ndërprerje e madhe energjie në Barcelonë la tre persona të vdekur dhe dhjetëra mijëra të bllokuar në ashensorë, trena apo parkingje nëntokësore. Brenda vetëm tetë minutash, 15 gigavat energji u zhdukën nga rrjeti elektrik.
Autoritetet spanjolle, me mbështetjen e BE-së, po hetojnë. Rreth 75% e prodhimit të energjisë para ndërprerjes vinte nga burime të rinovueshme, kryesisht diellore dhe erë. Pjesa tjetër mbulohej nga centralet bërthamore.
Ekspertët: mungesa e energjisë hidrike përkeqësoi situatën
Thomas Nordmann nga platforma Swiss Energy Charts vëren se në momentin e krizës, vetëm 0.23 GW nga 15.8 GW të kapaciteteve hidrike ishin aktive. Ai dyshon për një defekt të papritur në një central bërthamor, që uli ndjeshëm stabilitetin e rrjetit, duke shkaktuar prishje të tjera zinxhirore.
Profesor Rolf Wüstenhagen nga Universiteti i St. Gallen, i cili ndodhej në tren në kufirin Spanjë–Francë, thekson se mungesa e baterive dhe kontrollit të zgjuar e ka përkeqësuar situatën. Ai kërkon më shumë “buffer”-a dhe shfrytëzim të mjeteve si karikimi ditor i makinave elektrike, transmeton albinfo.ch.
Zvicra në vëmendje: Debati për centralet bërthamore rindez debatin politik
Ngjarja në Spanjë ka nxitur reagime edhe në Zvicër. Deputeti i SVP-së Fredy Heer kritikoi ashpër energjinë e erës dhe diellit. Deputeti liberal Christian Wasserfallen theksoi se rrjetet nuk mund të përballojnë shtime të papritura, duke kërkuar rindërtim të rrjeteve, më shumë ruajtje energjie dhe rifillim të debateve për centralet bërthamore.
Nga ana tjetër, deputeti i GLP-së dhe sipërmarrësi në fushën e energjisë diellore, Jürg Grossen, thekson se Zvicra është më mirë e mbrojtur ndaj ndërprerjeve falë fuqisë hidrike. Por ai gjithashtu kërkon modernizim të rrjetit, përdorim më të zgjuar të baterive dhe tarifave të përshtatura me realitetin e decentralizuar.
Autoritetet federale: Më pak të rrezikuar, por jo imunë
Zyra Federale për Energjinë në Zvicër thekson se falë përqindjes së lartë të prodhimit nga hidrocentralet me masa rrotulluese, rrjeti është më stabil ndaj luhatjeve. Megjithatë, Fabien Lüthi paralajmëron se rreziku nuk është kurrë zero.
Profesor Wüstenhagen e përmbyll: “Rreziku i një ‘blackout’-i nuk mund të shmanget kurrë plotësisht – por mënyra se si e menaxhojmë atë është vendimtare.”
E-Diaspora
-
U shënua 35 vjetori i Pajtimit të Gjaqeve, një lëvizje që bëri historinë Shënimi përvjetorit të 35-të të Pajtimit të Gjaqeve u bë mbrëmjen e organizuar nga Lidhja Shqiptare...
-
Marrëveshja e pensioneve Shqipëri-Itali: Si do të përfitojnë mbi 500 mijë shqiptarë dhe italianë?
-
Video
Sopranoja shqiptare Ana Naqe mahnit në Bruksel me rolin kryesor në operën “Bovary”
-
Mbrëmje informative për nxënësit shqiptarë në Zvicër
-
Lozanë: Shqipëria në qendër të vëmendjes në Festivalin Universal të EHL
Jeta në Austri
-
Qeveria austriake planifikon reformën e pensioneve: 63 është mosha e re e pensionimit të parakohshëm Sistemi i pensioneve të Austrisë është vendosur për reforma të rëndësishme duke filluar nga viti i...
-
Papunësia në Austri rritet për 7.3%, me 392.600 punëkërkues
-
Austri: Paketa e re tatimore, masa për konsolidimin e buxhetit dhe lehtësime për qytetarët
-
Austri: Reforma e pensioneve parasheh ndryshime të mëdha
-
Kompromiset që duhet të bëni në Austri kur blini ose merrni me qira një shtëpi