Lajme
Ekspertët në Zvicër: Koha për zbutjen e detyrimit të mbajtjes së maskës
Hauri: "Tani mund të parashikohet lehtësimi i situatës - gjithashtu edhe sa i përket detyrimit për bartje të maskës"
“Fushata e vaksinimit po bëhet në një shkallë të gjerë në kantone”, është shprehur Rudolf Hauri, kryetar i Shoqatës së Mjekëve Kantonalë, në konferencën e rregullt për media që mbajtën ekspertët shëndetësorë sot pasdie në Bernë.
Ne mund të vaksinojmë edhe më shumë , po të kishim më shumë furnizim me vaksina. Kufiri i moshës është hapur tashmë në shumë kantone, trasnmeton albinfo.ch. Kjo mund të nënkuptojë se njerëzit e moshuar nuk janë më të privilegjuar për vaksinim, siç ishin deri pak kohë më parë. “Por kjo është e justifikueshme në situatën aktuale”, thotë Hauri.
Situata është nën kontroll, aktiviteti i virusit është i ulët. Testet serike po regjistrojnë vetëm vatra të vogla shpërthimesh. Kjo është arsyeja përse tani mund të parashikohet lehtësimi i situatës – “gjithashtu edhe sa i përket detyrimit për bartje të maskës”.
Sidoqoftë, ende nuk duhen braktisur të gjitha masat mbrojtëse. Heqja graduale e tyre është e rëndësishme dhe ajo që na duhet.
Të ngjashme
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Fjolla dhe Ardiana prezantojnë “Vajzë”, një urë mes Kosovës dhe Zvicrës “Vajzë”: Moda si urë mes kulturave... -
USA
Kur ëndrrat nuk njohin kufij, rrugëtimi akademik i Albulena Ukës -
Në Stokholm, Lea Ypi sjell rrëfimin e ri mbi lirinë dhe identitetin shqiptar -
Në Berlin u prezantua romani “ë” i autores Jehona Kicaj -
Marigona nis postdoktoraturën si Fulbright Visiting Scholar në Los Angeles
Jeta në Austri
-
Nëntë në dhjetë familje austriake përballen me vështirësi në kostot e energjisë Studimi i EY: 90% e familjeve austriake përpiqen të kursejnë energji, 17% nuk mund t'i paguajnë... -
Austri: Debatohet zgjatja e limitit prej 200 eurosh për orët shtesë pa taksa -
Çmimet e shtëpive familjare në Austri rriten me 2.2% në fillim të vitit 2025 -
Kërkesat për azil në Austri bien me 32% në vitin 2025 -
Vjenë: 200 ankesa të paraqitura kundër supermarketeve për zbritje mashtruese











