Lajme
Ekspertët: Kriza energjetike në BE nuk ka përfunduar

Ndërsa lufta në Ukrainë vazhdon, evropianët i kanë kthyer sytë nga dimri i ardhshëm me të njëjtat shqetësime. A do të mjaftojnë rezervat me gaz për të shmangur ndërprerjen e energjisë përpara stinës së ftohtë? Për shumë ekspertë, kriza nuk ka marrë fund.
Thierry Bros, profesor i Shkencave, Paris, deklaron: “Për të zgjidhur një krizë energjetike, duhet të investosh në prodhimin shtesë, gjë që nuk e kemi bërë ende. Ajo që Komisioni Evropian ka bërë deri tani, ka qenë ofrimi i subvencioneve për të ndihmuar qytetarët të përballen me faturat në rritje, por nuk ka ndërmarrë projekte të reja”.
Për t’iu përshtatur reduktimit masiv të gazit rus, Bashkimi Evropian ka zgjedhur vetëpërmbajtjen energjetike dhe është kthyer për nga furnizues të tjerë, duke importuar gaz natyral të lëngshëm sidomos nga Shtetet e Bashkuara. Gara për gaz natyral të lëngshëm ka krijuar nevojën për terminale të posaçme. Gjermania ndërtoi tre të tillë vetëm në janar.
Si rezultat i kësaj strategjie, stoqet me gaz në Bashkimin Evropian qëndruan në rreth 68% deri më 30 maj, një nivel i lartë për periudhën. Por pavarësisht dritës së gjelbër, ekspertët nuk e kanë përjashtuar ende skenarain më negativ për stinën e ardhshme. Ndër faktorët rëndues janë dimri i ashpër, por edhe periudhat e nxehta.
“Është mënyra se si këtë verë, thatësira mund të krijojë një krizë uji në Evropë, me një impakt si në gjenerimin hidroelektrik, ashtu edhe në atë bërthamor të energjisë. Ndaj është një faktor i rëndësishëm që nuk do të ketë një efekt direkt në konsumimin e gazit, por do të ketë një impakt direkt në atë të elektricitetit. Gjithashtu do të ketë një efekt indirekt në rastin se do të përdorim më shumë gaz për të prodhuar elektricitet”, tha drejtor i Qendrës për Gjeopolitikë dhe Minerare, Patrice Geoffron.
Agjencia Ndërkombëtare për Energjinë ka identifikuar një tjetër kërcënim për sigurinë energjetike të Evropës: rritjen e kërkesës për gaz natyror nga Kina; një garë në të cilën Rusia do të luajë një rol kyç.
E-Diaspora
-
Kur gjendja dukej e pashpresë, mjekja gjermane shpëton vajzën nga Kosova Për shkak të diagnozës së saj me leukemi, një vajzë 14-vjeçare nga Kosova vjen në Gjermani...
-
Foto
Festa shqiptare në zemër të Cyrihut, sot është dita e dytë e Alba Festivalit
-
Ndryshime në votimin nga diaspora, fletëvotimet do t’u dërgohen me postë votuesve
-
Kosovarja fsheh pasurinë prej 350,000 frangash për të marrë ulje të primeve
-
Mijëra shqiptarë “pushtuan” rrugët e Nju Jorkut në paradën kuqezi
Jeta në Austri
-
Rënie e ndjeshme në ribashkimin familjar të refugjatëve në Austri Procesi i ribashkimit familjar për refugjatët në Austri është ngadalësuar ndjeshëm, madje edhe para ndalimit formal...
-
Austri: 11 të lënduar në aksidentin e rëndë me autobus në A1
-
95.8% e liqeneve dhe lumenjve të Austrisë janë vlerësuar si të “shkëlqyeshëm”
-
Ku në Evropë janë pikat më të pastra dhe më të pista të notit?
-
Pse gjatë verës në Alpe do të ketë reshje shumë më intensive në të ardhmen?