Tematike
Ekspertët: Gjyqtarët i dënojnë të huajt më ashpër se zviceranët
73.8% të të dënuarve në Zvicër janë të huaj. Penalistët si Peter Albrecht, Martin Killias etj. thonë se “të huajt, sipas rregullit, dënohen më ashpër se zviceranët"

„Gjyqtarët racistë janë fajtorë për numrin kaq të madh të të huajve në burgjet zvicerane”. Në këtë konstatim vijnë ekspertët zviceranë të të drejtës penale, kur shikojnë statistikat sipas të cilave 73.8 % të të burgosurve në Zvicër janë të huaj. Ekspertët ngulin këmbë se përqindjet e tilla assesi nuk dëshmojnë se të huajt janë më kriminelë se vendësit. Por, siç thotë penalisti nga Bazeli, Peter Albrecht, shkaktarë për këtë përqindje të lartë janë gjyqtarët që mbajnë qëndrim më rigoroz ndaj të akuzuarve të huaj. Ky ekspert ka thënë për gazetën Sonntagsblick se “Të huajt, sipas rregullit, dënohen më ashpër se zviceranët”.
Kolegut të tij i jep të drejtë edhe penalisti i njohur nga Cyrihu Martin Killias. Ai e shkoqit më tej këtë tezë duke thënë se “Dënimet me burg dhe pa kusht u shqiptohen para së gjithash të huajve. Delinkuentët zviceranë, në rast dyshimi, i shpëtojnë dënimit me burg pa kush”.
Ky trajtim i pabarabartë sipas profesorit në fjalë arsyetohet me faktin se të huajt në më shumë raste se zviceranët kane më pak para (që të dënoheshin me gjoba). Në disa raste ata nuk kanë vendbanim të rregullt. Për këto arsye ata, në vend se të dënohen me gjobë ose me punë të detyruar, thjesht dërgohen prapa grilave. Ndërsa zviceranët, sipas tij, shkojnë në burg vetëm në rastet kur kanë kryer ndonjë vepër shumë të rëndë si vrasje ose grabitje. Në këtë kuptim Killias tërhe vërejtjen që të mos krijohen në Zvicër rrethana sikur në SHBA, ku burgjet popullohen pothuajse vetëm nga zezakët.
Me këtë shpjegohet fakti se në vitin 2011 në Zvicër me dënim me burg pa kusht ishin dënuar 5700 të huaj dhe vetëm 900 zviceranë. Një disproporcion i tillë nuk gjendet askund tjetër, thotë gazeta. Si dëshmi: në vitin 2010 në Zvicër 68% të dhunuesve të dënuar ishin të huaj. Në Austri ishin 36% ndërsa në Gjermani 35%.
Por nuk janë vetëm gjyqtarët që veprojnë me paragjykime. Ngjashëm është edhe me autoritetet e ndjekjes. Kështu penalisti Albrecht thotë se “një i huaj me ngjyrë dhe një zviceran nuk do të trajtohen njësoj kur hasin në kontroll policor. Edhe penalisti tjetër nga Cyrihu, Christian Schwarzenegger pajtohet me profesorin nga Bazeli në këtë pikë. Ai ka zbuluar se shtimi ndër vite i numrit të dënimeve të të huajve në krahasim me atë të zviceranëve është shumë më i madh. Kështu, ai ka argumentuar se nga viti 1984 deri më sot përqindja e të huajve të dënuar është rritur për 380 për qind ndërkohë që kjo përqindje te zviceranet është shtuar për vetëm 33%.
Me gjithë këto gjetje, penalistët në fjalë thonë se lidhur me kriminalitetin e të huajve në Zvicër janë të nevojshme edhe shumë studime. Ata shtojnë se disproporcioni i përmendur më lartë nuk pritet të zbutet as me ligjin e ri penal, të cilin parlamenti e ka miratuar javën e kaluar.
Të tjera nga Tematike
E-Diaspora
-
Ekspozita “Gjergji në Art”, nderim artistik për 620-vjetorin e lindjes së Skënderbeut Ngjarja do të prezantojë një përzgjedhje të pasur veprash nga artistë shqiptarë të frymëzuara nga...
-
Rrënjët që nuk thahen: Familja Limoni, muze i shpirtit shqiptar
-
Presidentja e Kosovës ftohet nga Presidentja e Zvicrës për vizitë shtetërore në Zvicër
-
Liridoni sjell në Zvicër shijen e bukës dhe ëmbëlsirave shqiptare
-
Lorena Kengji: Arti si një mënyrë për të qëndruar e lidhur me veten
Jeta në Austri
-
Pesë mënyra se si mund të kurseni para kur blini ushqim në Austri Nga pazaret e tregut te programet e besnikërisë së supermarketeve, ka shumë mënyra për t’i bërë...
-
Vjena sheh rritje 30% të rasteve të mbidozës së drogës tek adoleshentët
-
Gjërat që nuk mund t’i mbani në makinën tuaj në Austri
-
Austriakët arritën rekord prej 27.5 milionë udhëtime pushimesh
-
Domethënia e zgjedhjeve të Vjenës për të huajt, sezoni i alergjive dhe ngjarjet kryesore të javës në Austri