Lajme
Ekspertët bëjnë thirrje për kujdes në përdorimin e antibiotikëve
Antibiotikët Kortizoni dhe Heparina luajnë një rol themelor në trajtimin e COVID-19, por kjo treshe përdoret shumë shpesh në mënyrë të papërshtatshme te pacientët në gjendje shëndetësore jo të rëndë.
“Recetat e diktuara nga paniku janë një keqpërdorim që rëndon në kohë dhe në veçanti, me përdorimin pa kriter të antibiotikëve, ne po vendosim bazat e një pandemie me mikrobe rezistente, që do të jetë trashëgimia e vërtetë post-COVID “, paralajmëroi Matteo Bassetti, kreu i Sëmundjeve Infektive në San Martino di Genova, transmeton atsh, përcjell Albinfo.ch.
“Pacienti ndihet i qetë nëse ilaçet janë të rekomanduara, por ato shpesh janë joproduktive, duke filluar nga kortizoni, i cili duhet të merret kur ngopja e oksigjenit bie nën 92%, ndërsa shumë shpesh përshkruhet pa arsye, menjëherë sapo rezultati i një tamponi del pozitiv”, shpjegon Andreoni, drejtor shkencor i SIMIT (Shoqëria italiane e Sëmundjeve Infektive dhe Tropikale).
“Ai është i dobishëm vetëm nëse pacienti është rëndë në shtrat dhe nuk lëviz ose për ata që kanë një rrezik specifik të mpiksjes së tepërt të gjakut, por nëse përdoret te personat që nuk i kanë këto karakteristika, mund të ekspozojë probleme me gjakderdhjen”, shtoi ai.
“Po ashtu, është e gabuar edhe përdorimi i azitromicinës, që është bërë pothuajse ilaçi për të trajtuar COVID-19, sipas një besimi të zakonshëm”, theksoi eksperti.
Antibiotikët duhet të përdoren vetëm nëse ka shenja radiologjike të pneumonisë ose te pacientët e shtruar në spital, ku ekziston rreziku që virusi t’u hapë derën baktereve, përndryshe ndikojmë në rritjen e baktereve rezistente.
Në rast të etheve ose dhimbjeve të lehta muskulore, Paracetamoli fuksionon shumë mirë.
Në rast se nevojitet një antimalcues më i fortë dhe nëse nuk ka kundërindikacione specifike, rekomandohet acid acetilsalicilik, që gjithashtu ka një efekt antigrumbullues.
E-Diaspora
-
Vdekja e 19 vjeçarit shqiptar në Londër në vendin e punës, reagon familja e tij Familja e të ndjerit deklaroi se fakti që vdekja e tij ishte plotësisht e shmangshme e... -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik -
Granit Xhaka rrëfen sakrificat e familjes, -
Itali
Përplasje fatale në Itali: 30-vjeçari shqiptar qëllohet për vdekje pas një sherri -
Londër
Akademia Ballkanike e Pianos bëhet pjesë e sistemit prestigjioz Trinity College London
Jeta në Austri
-
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik Edhe disa ditë pas aksidentit tragjik në vendin e punës, ku humbën jetën tre kosovarë,... -
Austri: Kosovarja shkakton aksident me makinë, lëndohet rëndë çiklistja -
Janë nisur drejt Kosovës trupat e viktimave nga aksidenti në Vjenë -
Austri: Dialektet do të mësohen në kurset e reja të integrimit -
Aksidenti tragjik në Vjenë: Kompania e ndërtimit fshin gjurmët pas vdekjes së tre kosovarëve












